Shkelmat e marrë nga futbollistë e Zvicrës duket se kanë bërë punën e tyre, pasi braziliani Nejmar ka hyrë thuajse i përlotur në dhomat e zhveshjeve nga dhimbjet, duk alarmuar stafin teknik të skuadrës që sheh se si lojtari rrezikon një dëmtim të ri.
Meqë ndjente dhimbje në këmbën e operuar, ai telefonoi menjëherë mjekun Rodrigo Lasmar, personin i cili e operoi në muajin shkurt dhe që ishet i pranishëm në stadium si pjesë e delegacionit të Federatës. Nejmar ndjente dhimbje pikërisht te pjesa ku i ishte nënshtruar operacionit dhe fillimisht dyshoi se mos kishte përsëritje të dëmtimit të vjetër.
Në dhomat e zhveshjeve të stadiumit, doktori e kontrolloi me qetësi dhe u kuptua që thjesht kishte marrë një goditje, asgjë më shumë. Gjithsesi, Nejmar doli nga stadiumi me këmbën e fashuar, për të mos rrezikuar, edhe pse i lehtësuar që këtë radhë kishte shpëtuar mirë.
Megjithatë, atij i është këshilluar të ketë kujdes me këmbën e dëmtuar, pasi sforcime të tilla mund t’i kushtojnë shtrenjtë. Brazili po mendon mos është e nevojshme që të dërgojë një ankesë zyrtare te FIFA, që kjo e fundit të udhëzojë gjyqtarët të mbrojnë Nejmar, meqë ai mungoi në ndeshjet vendimtare të Botërorit 2014 pikërisht për shkak të një dëmtimi që mori pas ndërhyrjeve të rënda të kundërshtarëve. (Vipsport)
Fifa te udhezoje gjyqtaret qe te lejojne Neymarin te vishet me fustan te gjere. Kjo do ti detyroje lojtaret e tjere te jene me xhentil kur i afrohen atij.