Mbyllet ndeshja Angli-Tunizi me rezultatin 2-1. Të gjithë golat dhe rastet e ndeshjes me VIDEO

18 Qershor 2018, 21:48Sport TEMA
Mbyllet ndeshja Angli-Tunizi me rezultatin 2-1. Të gjithë golat dhe

Një ndeshje ku “Tre Luanët” janë favoritët kryesorë për të marrë tre pikët përballë një Tunizie që ka pak shanse për të marrë pikë edhe pse do të japin maksimumin për ta arritur diçka të tillë.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me VIDEO rastet më të mira të kësaj ndeshje.

Formacionet zyrtare:

AngliaPikford, Uokër, Stons, Megir, Tripir, Ali, Henderson, Lingard, Jang, Sterling, Kejn

TuniziaHasen, Maloul, Bron, Jozef, Meriah, Sasi, Badri, Skhiri, Sliti, Khazri, Ben Jozef

GOL! Harry Kane i jep avantazhin Anglisë në minutat e fundit duke shënuar golin e tij të dytë dhe të fitores për Anglinë

Minuta 44′, Shtylla ndal Lingard për të shënuar golin e tij të dytë dhe të epërsisë për Anglinë duke qenë i pafat përballë portierit

GOL! Barazohet gjithçka në “Volvograd Arena”. Tunizia shënon me anë të Sassi që ekzekutoi në mënyrë të saktë një 11 metërsh

GOL! Anglia ka kaluar në epërsi me anë të bomberit Kane që përfitoi mjaft bukur nga një kthim topi të prituar nga portieri Hasen dhe më portën e boshatisur e dërgon topin në fund të rrjetës

Minuta 2′, Anglia humbet rastin më të mirë për të kaluar në epërsi që në minutat e para me anë të Lingard i cili i vetëm përballë portierit shpërdoron një rast të artë për të kaluar në epërsi ekipin e tij

Starton sfida Angli-Tunizi nën një atmosferë të mrekullueshme të krijuar në “Volvograd Arena”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje