VIDEO: Suedia mposht minimalisht Korenë e Jugut, përsëri VAR vendos takimin

18 Qershor 2018, 16:25Sport TEMA

Një gol i Andreas Granqvist i ka mjaftuar Suedisë për të marrë tre pikët e para në Grupin F të Kupës së Botës.

Në takimin e zhvilluar në “Nizhny Novgorod Stadium” nordikët mposhtën me rezultatin minimal 1-0 Korenë e Jugut duke hedhur kështu një hap të madh përpara. Goli i vetëm i takimit u shënua nga mbrojtësi i qendrës, Granqvist që u tregua i saktë nga 11 metërshi.

Pas një ndërhyrjeje të gabuar të Min-Woo Kim, gjyqtari e konsultoi teknologjinë VAR dhe akordoi penallti për suedezë.

Në minutat në vazhdim nuk pati gola të tjerë, ashtu që penalltia e vendosi triumfin dhe arkëtimin e tri pikëve të para për Suedinë.

Gjermania dhe Meksika janë dy përfaqësueset tjera që bëjnë gara në Grupin F. El Tri fitoi ndaj kampionit në fuqi në ndeshjen e parë.

Në këtë mënyrë, kreu i tabelës në këtë grup ndahet ndërmjet Suedisë dhe Meksikës. Në takimet e ardhshme, Koreja e Jugut luan kundër meksikanëve, ndërsa suedezët kanë si kundërshtar Die Mannschaft.

Kjo është një mundësi për Gjermanin e drejtuar nga Joakim Low, pas “dushit” të ftohtë, që mori në ndershjen e parë nga Meksika, pasi i duhet të gjej vetëm fitoren në dy takimet e ardhshme, nëse nuk dëshiron ta mbyll para kohe kompeticionin rus.

Në Grupin F, dy takimet e radhës janë çiftet Suedi-Gjermani dhe Korea e Jugut-Meksikë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje