Parashikimi i Mourinho: Anglia nuk do të ketë fatin e pretendentëve të tjerë

18 Qershor 2018, 14:40Sport TEMA

Trajneri Jose Mourinho, një njohës i mirë i futbollit britanik, beson se kombëtarja angleze nuk do të vuajë në debutimin e saj në Botërorin “Rusi 2018”.

Kombëtarja e “3 luanëve” do të luajë ndaj Tunizisë në Volgograd, por ndeshjet e deritanishme të mjaft skuadrave pretendente si Gjermania, Brazili e Argjentina, kanë dhuruar surpriza.

E kam parë skuadrën e Tunizisë në miqësoren ndaj Portugalisë dhe nuk është një ekip që mund të surprizojë Anglinë. Mendoj se kombëtarja britanike do ta fitojë pa probleme këtë sfidë”, tha Mourinho.

Unë prisja që edhe Brazili, Argjentina e Gjermania të fitonin, por nuk ia dalon mbanë, ndaj në sport gjithçka mund të ndodhë.

Por kjo gjë besoj se nuk vlen në rastin e anglezëve apo edhe të Belgjikës, pasi janë dy ekipe të forta që duelojnë për t’u kualifikuar dhe dy rivale të dobta në këtë grup.

Madje këto ekipe do të fitojnë më shumë gola”, tha më tej trajneri portugez i Manchester United, Jose Mourinho.

Ai u shpreh se rezultatet surprizë të deritanishme në botëror i kanë dhënë bukuri këtij eventi, pasi edhe ndeshjet e ardhshme do të jenë po kaq tërhqeqëse.

1 komente në “Parashikimi i Mourinho: Anglia nuk do të ketë fatin e pretendentëve të tjerë”

  1. says:

    Të shohim si është stervitur Anglia këta 4 vite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje