Mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka i ka surprizuar të gjithë në fillimin e ndeshjes, pasi është parë duke kënduar himnin e Zvicrës.
Në fakt, këtë gjë ai e kishte bërë edhe më parë, në ndeshjen miqësore ndaj Japonisë.
“Po është e vërtetë, ka ardhur koha që të këndoj himnin edhe unë”, tha asokohe Xhaka.
Por sipas mediave zvicerane, ky nuk është një gjest patriotizmi i tij, apo se ndjen shumë vargjet e himnit në këtë vend ku është rritur.
Sipas mediave zvicerane, gjithçka është bërë në funksion të faktit se ai kërkon t’i japin shiritin e kapitenit.
Në një vend si Zvicra, për të cilën luajnë futbollistë me origjinë nga vende të ndryshme, këndimi i himnit është kthyer shpesh në çështje.
Xhaka është i ndërgjegjshëm se duke kënduar himnin, ka më shumë shanse që të mbajë shiritin në të ardhmen.
Aktualisht, ai është i treti në listë pas Lihtshtajner 34-vjeçar dhe Behramit 33-vjeçar të cilët nuk kanë edhe shumë vite në përfaqësuese.
Por duke parë se si Behramit i ka ikur nga duart shiriti pikërisht për faktin që nuk këndon himnin, duket se Xhaka ka vendosur t’i dalë punës para, duke mos ndjekur shembullin e shqiptarëve të tjerë në këtë përfaqësuese.
MIR ja kon bo , flas per ket rast se graniti esht djal shembullor por ai nuk esht zviceran i till esht vetem me letra ,po nuk pate gjyshin sta quan njeri , ateher pse behet lepirs bythe ,edhe çudira te bej bisht qeni ngelesh per shtetet e tjera ,me mir rri me dinjitet ai qe je , te rrespektojn me shum.