Klubi i Partizanit ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me trajnerin Skënder Gega, i cili do të drejtojë skuadrën në sezonin e ri.
54 vjeçari ka qenë pjesë e klubit të kuq për periudhën 1982 -1995 si lojtar dhe ka fituar edhe titullin kampion me të kuqtë në sezonin 1986-1987.
Përgjatë periudhës 2011 – 2015 ai ka drejtuar ekipet përfaqësuese të Shqipërisë U-19 dhe U21.
Gega rikthehet në familjen e kuqe për ti dhënë jetë projektit të ri të 15-të herë kampionëve të vendit.
Prezantimi i trajnerit Skënder Gega përpara mediave do të zhvillohet ditën e hënë datë 18 Qershor ora 12:00 në ambjentet e klubit.
Tere skuadrat perforcohen ju vazhdoni te beni merkato te stafit drejtues. Keshtu bete veren e kaluar tere kohes dhe pastaj prute 12 veta te deshtuar. Ekipet e tjera marrin lojtare cilesor. Ju merrni futbollist nga kategoria e trete Rrogozhine , Berat… Ndeshja e pare nderkombetare eshte shume afer…