Henrik Larson: Ibra është çmendur, Suedia është më e fortë pa të…

17 Qershor 2018, 19:10Sport TEMA

Henrik Larsson shpreson se Suedia të shkojë larg në këtë Botëror, pavarësisht se niset në hije dhe beson se lënia jashtë e Zlatan Ibrahimovic do t’i ndihmojë nordikët.

Ibrahimovic, golashënuesi më i mirë i historisë së Suedisë, u tërhoq nga kombëtarja pas Euro 2016, por pas kualifikimit të Suedisë në “Rusi 2018” tentoi të rikthehet, kërkesë që nuk u pranua nga suedezët.

Ish-sulmuesi i Celtic, Barcelona dhe Manchester United, Larsson deklaroi:

“Uroj që kundërshtarët të vazhdojnë të nënvlerësojnë Suedinë, si bëri Italia.

Mendoj se me Korenë e Jugut dhe Gjermaninë do të jenë ndeshje shumë të vështira, por gjithçka për kualifikimin do të vendoset kundër Meksikës në ndeshjen e tretë.”

Më pas, Larsson nuk i kursen kritikat ndaj Ibra dhe polemikave të ngritura prej tij në momentin që nuk i dhanë mundësinë të rikthehet:

“Ibrahimovic ka qenë një nga sulmuesit më të mëdhenj në Europë, por them ka qenë, domethënë nuk është më.

Mendoj se është çmendur, që sulmon vendin që i ka dhënë gjithçka. Suedia është më e fortë pa të…”

2 komente në “Henrik Larson: Ibra është çmendur, Suedia është më e fortë pa të…”

  1. says:

    Italia duhet të na kishte lënë ne në Botëror. Legena

  2. vini says:

    Po boshnjak muti esht ,forca SVERIGE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje