Gaboi me Portugalinë, tifozët e Spanëjs nuk e duan më titullar portierin De Gea

17 Qershor 2018, 16:43Sport TEMA

Ai gabim në golin e dytë të Kristiano Ronaldos, në ndeshje me Portugalinë, që u mbyll në barazim, 3-3, ka bërë që tifozët e Spanjës të reagojnë keq ndaj portierit David De Gea.

Tifozët spanjollë madje kërkojnë që portieri i Mançester Junajtid të ulet në stol në ndeshjen e radhës me Iranin.

Sipas një sondazhi të të përditshmes “AS”, 49.77% e atyre që kanë votuar duan që të luajë portieri i ri Kepa, 38.41% e tifozëve janë në favor të De Geas, ndërsa 11.82% dëshirojnë që në portë të jetë Pepe Reina.

Vendimin do ta marrë trajneri Hierro, i cili në fakt pritet t’i besojë sërish De Geas.

1 komente në “Gaboi me Portugalinë, tifozët e Spanëjs nuk e duan më titullar portierin De Gea”

  1. says:

    Spanja e dobët në Rusi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje