Trajneri i Mançester Junajtid, Zhoze Mourinjo, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me paraqitjen e Lionel Mesit në ndeshjen e djeshme me Islandën, ku Argjentina nuk shkoi më shumë se barazimi.
Ylli i Barcelonës humbi një 11-metërsh, duke ndikuar në rezultatin final të ndeshjes, por Mourinjo e mbron argjentinasit, duke thënë se momente të tilla ndikojnë shumë në gjendjen psikologjike:
“Mesi është përpjekur shumë gjatë ndeshjes, një kundër një, një kundër dy, apo edhe një kundër tre kundërshtarëve. Ishte e vështirë. Argjentina kishte topin gjithë kohës, por Mesi nuk arriti ta çante murin e dyfishtë të Islandës.
Ndoshta duhej një “Superman” për të kaluar. Edhe Mesi është një njeri, ka ndjenja, ai moment i humbjes së penalltisë e ka prekur atë”, – tha trajneri portugez.
Argjentina s’është në formë ktë botërore.
fansat e Barces thone qe eshte UFO atehere pse nuk e kaloi mbrojtje
trukuesi mbron trukuesin!!!
trukuesi mbron trukuesin!!!!!