Shuajeni kuriozitetin! Nuk është rastësi e rëndomtë, arsyeja e mbiemrave të veçantë te Islanda

16 Qershor 2018, 19:52Sport TEMA

Një detaj që nuk mund të anashkalohet pa u vënë re në këtë Botëror, janë padyshim edhe mbiemrat në fanellë që u shënohen futbollistëve të Islandës.

Gjithmonë fundi i tyre është i njëjtë (-son), por e gjitha kjo nuk është rastësi e rëndomtë.

Kjo është një veçori e ishullit nordik, i cili miraton një sistem të ndryshëm nga ai që ne jemi mësuar.

Në Islandë fëmija nuk merr mbiemrin e babait dhe as mbiemrin e nënës.

Atje ndërtohet një sistem trashëgimie bazuar në emër, teksa fëmijët marrin emrin e parë të babait dhe i shtojnë prapashtesën (-son), shkruan “Vipsport”.

Pra nëse djali i Francesko Totit do të jetonte atje, ai do të quhej Christian Franceskoson.

3 komente në “Shuajeni kuriozitetin! Nuk është rastësi e rëndomtë, arsyeja e mbiemrave të veçantë te Islanda”

  1. kujtesa says:

    Pse habiteni?
    Keshtu e kane rregull tropojanet dhe çamet.
    Ne malesi,te gjthe thirren me emer dhe me atesine.
    Psh femija i lindur i Avni Halilit do te thirrej Hasani i Avnise. Po meshtu ne çameri?

  2. Lasi says:

    Si tradita ne vendet Arabe.

  3. julian says:

    o Gazetar i pashkolluar. prejardjen e kane nga Suedia . Ericson, etc

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje