Argjentina është ndalur në një barazim me rezultatin 1-1 ndaj Islandës, ndërsa me përfundimin e ndeshjes kritikat i janë adresuar edhe yllit të Barcelonës, Lionel Mesi.
Ai nuk ka mundur të udhëheq Kombëtaren e tij, teksa ka gabuar nga pika e bardhë në momentin më vendimtar.
Megjithatë kjo nuk është një situatë e re për yllin argjentinas.
Ai ka gabuar shpeshherë nga pika e bardhë, teksa nga 7 ekzekutimet e fundit të tij ku përfshihet Barcelona dhe Argjentina, ai ka gabuar në 4 prej tyre.