Një deklaratë e komentatorit sportiv dhe njëkohësisht menaxherit të njohur të futbollistëve, Kostandin Grillo, ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë. Në mbrëmjen e së enjtes, i ftuar në televizionin “Ora News”, Grillo theksoi se bënte tifo për Serbinë.
Kjo nuk është pritur mirë në Kosovë, teksa mbrojtësi Amir Rrahmani, si dhe anëtari i bordit të gazetës “Express”, Berat Buzhala, kanë reaguar ashpër.
Gjithsesi, dje në një rrëfim ekskluziv për “Panorama Sport”, Grillo sqaroi gjithçka, duke iu kundërpërgjigjur edhe Rrahmanit e Buzhalës.
Kosta, pas asaj deklarate në TV, prisnit që të shkaktohej gjithë ky reagim?
Sinqerisht që nuk e prisja. Si për ironi të fatit, pas emisionit më është prishur telefoni dhe e kam zhbllokuar vetëm në drekën e sotme (të premten). Sapo e hapa, më kishin ardhur me qindra mesazhe dhe telefonata. U habita!
Kishte mesazhe mbështetëse për ato që keni thënë apo fyerje ndaj jush?
Të gjithë më shkruanin: “Bravo të qoftë që ke thënë një gjë të vërtetë”
Na sqaroni edhe një herë atë që thatë gjatë emisionit?
Është shumë e thjeshtë. Brezi im është rritur duke ndjekur futbollin e ish-Jugosllavisë dhe gjithashtu ka dëgjuar në masë këngët serbe. Edhe pse këtu te ne nuk e shprehin dot hapur këtë, e them me bindje të plotë, se e pëlqejnë jashtë mase futbollin e ish-Jugosllavisë. Sa i përket asaj që kam thënë, ndryshimi është që unë nuk kam asnjë kompleks për ta shprehur atë që mendoj. Nuk më duket ndonjë problem të them se bëj tifo për Serbinë.
Unë jam tifoz me Holandën, por përderisa kjo kombëtare nuk merr pjesë në Botëror, atëherë do të bëja tifo për një vend ballkanik, në rastin konkret Serbinë. Jam 55 vjeç dhe bashkëmoshatarët e mi kanë qenë të gjithë simpatizantë të skuadrave serbe, qoftë Partizan i Beogradit apo Cervena Zvezdën. Gjithashtu ka pasur në atë kohë fansa të Dinamo Zagrebit dhe Hajduk Splitit.
E keni parë çfarë ka thënë Amir Rrahmani, lojtar i Kombëtares së Kosovës…?
Nuk jam aktiv në “Facebook”, por më kanë thënë se çfarë ka shkruar në rrjetet sociale. Rrahmanit i them që të gjithë kosovarët flasin gjuhën serbe dhe qëndrojnë me ata, pasi kanë miqësi. Të gjithë kosovarët kanë qenë tifozë me skuadra serbe, qoftë Partizan Beograd apo Cervena Zvezda. Ju e dini që jam menaxher futbolli prej 25 vitesh dhe ju them me bindje se në çdo vend të botës ku luajnë lojtarë kosovarë dhe serbë në një klub, qëndrojnë bashkë.
Flasin të njëjtën gjuhë. Edhe Rrahmani këtë bën. A flet serbisht Rrahmani në Zagreb…? Kudo që të shkoj të luajë dhe do të ketë serbë në ekip, në gjuhën serbe do flasë me ata. Nuk ka ndonjë gjë të keqe, po më bën përshtypje këtu se çfarë lidhje ka ajo që kam thënë unë me atë që ka shkruar Rrahmani. Nuk është aspak logjike, për më tepër që unë kurrë nuk i kam thënë një lojtari tradhtar. Edhe ai analisti që paska folur, tifoz i Partizan Beogradit ka qenë.
E keni fjalën për Berat Buzhalën, që përfaqëson gazetën “Ekspres” në Kosovë…?
Po, për atë. Berat Buzhala është ngjirur për Partizanin e Beogradit në kohën kur luante Fadil Vokrri. Kjo është krejt normale që kosovarët të bënin tifo për atë skuadër. Tani çfarë duhet të themi ne për të ndjerin Fadil, që ka veshur fanellën e një prej skuadrave më anti-shqiptare në histori si Partizani i Beogradit. Vokrrit iu bënë nderimet që i takonin si një legjendë që ishte, por ne nuk duhet të ngatërrojmë tani politikën me sportin. Pse duhet ta fsheh unë çfarë simpatizoj? Nuk është turp të them që jam rritur me zërin e Marko Markoviçit dhe Miljko Pantiçit, dy nga komentatorët më të mirë të asaj periudhe, që i ka dëgjuar gjithë Shqipëria.
Ndeshjet i shikonim në TV serbe, të njëjtën gjë bënin edhe kosovarët. Kjo është diçka që dihet botërisht, jo sepse e them unë. Këto reagime të tipit Rrahmani apo Buzhala janë komplet hipokrizi dhe s’kanë lidhje fare me atë që kam thënë unë. Ju them me sinqeritet, kam marrë me dhjetëra mesazhe nga mosha të ndryshme dhe nivele të ndryshme njerëzisht, të cilët më kanë komplimentuar për diçka të sinqertë që kam thënë. Unë ndjek edhe ekipet turke, çfarë lidhje ka kjo tani, që duhet të imponohemi se cila skuadër na pëlqen ose jo. Kur unë isha tifoz i Cervena Zvezdës, ashtu si shumë shqiptarë në Tiranë dhe vende të tjera, Buzhala dhe moshatarët e tij bënin tifo për Partizanin e Beogradit. Sipas idesë së Buzhalës, meqë Fadili ka veshur fanellën e Partizanit, ne duhet ta bënim armik!
Ju keni sjellë shumë lojtarë serbë në Shqipëri, ata shpesh janë shprehur se janë ndier shumë të respektuar…
Sigurisht, e thashë edhe më lart. Serbët bëhen menjëherë miq me lojtarët tanë.
Po bere tifozllik, televizori ia dergon mesazhin futbollisteve ne fushe. Bertit fort qe ta degjojne.
Ku esht problemi o Kosta…qe esht mbush rtsh me kosta, me thoma e me lloj lloj roskopi qe nuk kam lidhje me Kombin
Është e drejt e çdo njeriu të bëhet tifoz i atij ekipi që i do zemra, por të thuash që është normal një shqiptar të bëj tifoz për një ekip serb është hipokri.
Të gjithë ama të gjithë ekipi i cervena zvezdes dhe tifozët e saj mburren për gjenocidin që ka ndodh në Kosovë ndaj shqiptarëve DHE NË ÇDO LOJË E DËSHMOJNË TIFOZËT E SAJ sa thuaja kalojnë në orgazëmm nga parullat që fyejnë shqiptarët.
Pastaj ata që janë të tillë mund te jene gjithçka por kurrë shqiptare.
Sipas kesaj logjike, ku sporti politizohet ne ekstrem, cduhet te them une qe kam disa deshmore ne fisim tim te rene gjate luftes me gjermanet? Nuk duhet te simpatizoi sportin e e tyre?.???!!!!
Ari – E shoh qe je teper i ” qyteteruar ” apo i …….
Mua nuk me behet vone se kush behet tifoz me ke !! Asht futboll gjithsesi. Un nuk mbaj anen e armiqesise me ndonje komb qe historia na ka perplase me te . Asht vete natyra njerzore te pushtoje kombe te tjera, e te luftoje per supermaci.
Rromaket, Bizantinet, Bullgaret, Normanet, Turqit, Serbet, Greket, Italianet dhe Gjermanet. Nga te gjithe keta ish pushtues dhe pushtues, SOT, asnji nuk acht anti-shqiptar pervec grekeve dhe serbeve .
ky asht ndryshimi. E prap Shqiptari asht i but, dhe njekophesisht e zeza e vedit.
Si flet ky debili për shqiptarët e Kosovës sepse një disa, jo ore paqaver as unë as të afërmit nuk kanë qen tifoz të ekipeve serbe asnjëherë edhe nëse disa e flasin serbishten e flasin nga shërbimi ushtarak. Ata të cilët kanë lindur pas 1972 nuk flasin serbishten, ndërsa ata që flasin rrjedhshëm janë si ju por janë të pakt.
Të lozesh apo të punosh në një firmë me serbët nuk edhe asgjë sepse nuk e ke mik, të je tifoz i një ekipi anti shqiptar që e ka dëshmuar veten gjithmonë.
Ik hipokrit.
Edhe une jam nga Durrësi dhe jam tifoz me skuadrën Serbe se jam rritur me futbollin e kohës se Titos, me emrat e famshëm te Dragan Xhaic etj. Dhe jam rritur me muzikën e Zdravko Colic kengatarit te madhe qe na mbante gjalle optimizmin ne kohen e Hoxhës.Prandaj nuk kam asnjë paragjykim per serbet por simpatizoj shume futbollin dhe muzikën sllave,
Shume zhurme per asgje.
Injoranca pushton facebookun. Nje kengetar, lojtar, ekip virtuoz nuk duhet pelqyer se vjen nga nje vend ku politika ka te njejten mendesi si kritikuesit. Edhe ne diktature ndahej politika e fqinjeve nga populli, arti, sporti.
Paralel protestojne njerez te nje populli emigrant per mundesine e ardhjes se emigranteve ne Shqiperi.
Idiotesia e fundit, akuzohet qeveria(komunistet) se ka votuar jo per USA per boterorin e 2026!!!
Nuk ka asgje te keqe
Ka shume njerez ne shqiperi qe e njohin futbollin dhe basketbollin serb dhe padyshim jane tifoz me to
Te pakten ketu tregohemi origjinale, pa komplekse dhe pa nacionalizma idioteske ballkanase
Z.Kostandin!as mos e rruaj fare,70% e kosovarve kane nostalgji per serbine dhe do deshironin bashkim-vllazerim-nderzimin.Me fjale jane “patriote” me vepra serb.A nuk e ke pare qe me fjale mbarojne per vendin e tyre por nuk ka polici qe i kthen atje,te gjithe kane lindur dhe jane rritur ne qendrat e kryqit te kuq me arab e zezak.
Per te qene simpatizer ose perkrahes i dikujte duhet te jehe shpirterisht dhe emocionalisht i lidhur me te.Kostat dhe Thoma…ajo u burone nga shpirti dhe zemra dhe ate e bejne se e duan Serbine e duan serbin dhe e urrene nga zemra shqip….Kosoven
O Kostandin,te jesh tifoz i Serbise eshte patjeter nje e drejte e cdo individi,keshtu edhe tendja si Konstandin Grillo.Por te jesh komentatori kryesor i TV publik shqiptar nuk je thjesht Kostandini keshtu qe nuk eshte njesoj.Kur transmeton greket e ke te shkruar ne balle njeanshmerine e theksuar. Problemi eshte se po te jesh pershembull komentator i tv grek dhe te thuash vazhdimisht ,vend e pavend per kombetaren shqiptare, skuadra ilirike ,apo skuadra e tokes se shqiponjave ,greket te shkulin me gjithsej jo vetem nga tv por edhe nga cdo pune tjeter shteterore apo private.Kurse ne Serbi per kete gje mund te te fusin edhe ndonje koqe plumbi. Keshtu qe ti mire ben qe je me Serbine si skuader ballkanike apo e ish Jugosllavise dhe jo pershembull me Kroacine e cila “nuk plotson” asnje nga dy arsyet e mesiperme ,por mos na i derdellit keto publikisht ,sepse e dime edhe arsyen perse e ben ,madje dime dhe je apo jo hipokrit!
Na hapet barkun me kete ” lajm “.
Ik er pi….dhu behu tifoz me ke te duash, nuk po i han kujt se me ke bahesh ti apo kushdo apo kushdo tjeter..
Njerez pa vlere, kerkojn me ba lajme pa vlere.
Kolos i transmentimit te ndeshjeve. Ai nuk ve foljet ne fund te fjalise qe ta shpif, si SHAKOHOXHA. tIFOZLLEKU ESHTE NJE DESHIRE DHE JO POLITIKE.
Kosta Grillo ka te drejte. E gjitha kjo eshte hipokrizi. Kush ka jetuar ne ato vite eshte e pamundur mos jete tifoz me sportin Jugosllav, basketbollin ne vecanti. Por edhe muziken.
Kosovaret mund te kenë te drejte te irritohen por duhet te kuptojne dicka.
Nderkohe qe atyre ajo Jugosllavi ia u kishte garantuar levizjen e lire neper bote, ne shqiptaret e Shqiperise ishim ne burg dhe te vetmet dritare me botën ishin televizioni italian dhe ai jugosllav.
O BYTHOTINA,nuk eshte ashtu si thua ti.Kosta ne kohen e sulmeve te NATOs mbi Serbi shante dhe mallkonte NATOn dhe kosovaret dhe derdhte lote per serbin.Duhet te jeshe i pashpirte te mbojshe nje agresor qe beri gjenocid mbi popujt e Jugosllavise vetem se je……Por RTSH ka rene ne duar te kostave….
Ik or te qifsha robt ty, serbet ty nuk tye shikojne dot me sy rrot kari del ti tifoz me serbet. Ik ha mish kanceroz me panine kanceroze te importuara nga serbet edhe vdis te qifsha robt.
Eshte normale qe njerezit te bejne tifo per nje komb tjeter gjat nje evenimenti por… e para duhet qe kjo tifo te jete e bazuar ne meritat e sportisteve te asaj kombetareje te caktuar (pra komplet normale te besh tifo per argjentinen ose gjermanine fjala vjen) dhe e dyta edhe kur ben tifo per nje kombetare qe ka sportiste te rangut botror ne fund te fundit me nje mase te caktuar e me sportivitet sepse nuk eshte kombetarja jote sidoqofte pra duhet me karar e jo tja fusesh pordhes si ky mishi me dy sy qe del e thote jam tifoz me serbine.
I ndeuruari zoteri KOSTA,
Ta qift nonen KOSTA RIKA.
Me respekt,