VIDEO: Spektakël dhe gola, mbyllet pa fitues super sfida mes Portugalisë dhe Spanjës

15 Qershor 2018, 21:55Sport TEMA

Nuk ka fitues në super sfidën e parë të Grupit B mes Portugalisë dhe Spanjës e cila përfundoi me rezultatin e barabartë 3-3.

Të dyja ekipet ndanë nga një pikë në duelin e parë në këtë kampionat Botëror të cilën e nisën me barazim.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fisht Olympic” dhuroi emocione, spektakël dhe gola, por në fund asnjë nga të dyja ekipet nuk mundi të buzëqeshte për të marrë tre pikët e para.

Portugalia e nisi mjaft mirë sfidën ku që në minutën e dytë kapiteni i tyre Kristiano Ronaldo kalon në epërsi skuadrën pas një goli të shënuar nga pika e bardhë e 11 metërshit që u fitua po nga ai.

Megjithatë, reagimi i Spanjës do të vinte në minutën e e 24-të me anë të sulmuesit Diego Costa që shënoi një gol maft të bukur pas driblimeve të kryera në mbrojtjen portugeze dhe për ta dërguar topin në fund të rrjetës.

Por, kur pjesa e parë po shkonte drejt përfundit është sërish Kristiano Ronaldo që kalon në epërsi Portugalinë ku pas një godije nga distanca e shënon i ndihmuar dhe nga një gafë e rëndë e portierit De Gea.

Fillimi i 45 minutave të dyta do të flisnin për spanjollët të cilët arritën që të përmbysnin disavantazhin e pjesës së parë.

Diego Costa do të ishte sërish njeriu që do të barazonte rezultatin në minutën e 55-të, ndërsa vetëm pas tre minutash në të 58-tën Nacho shënoi një gol spektakolar nga distanca duke kaluar në epërsi ekipin e tij.

Por, do të ishte një perl e Kristiano Ronaldos nga një goditje dënimi në minutën e 88-të që i hoqi nga duart fitoren Spanjës duke vulosur në 3-3 shifrat e takimit.

Në këtë mënyrë Spanja dhe Portugalia ndajnë nga një dhe duhet pritur sfida e rradhës që të shijojnë fitoren e parë në këtë Botëror.

Kliko KËTU për të ndjekur të gjithë rastet e ndeshjes, ndërsa më poshtë golat e takimit Portugali-Spanjë. (TemA)

Goli i parë i shënuar nga Ronaldo

Goli i dytë i shënuar nga Costa

Goli i tretë i shënuar nga Ronaldo


Goli i katërt i shënuar nga Costa

Goli i pestë i shënuar nga Nacho

Goli i gjashtë i shënuar nga Ronaldo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje