Trajneri i njohur i skuadrës së Uruguait, Oskar Tabarez, ishte një nga protagonistët që ra në syrin e të gjithë në sfidën që skuadra e tij fitoi me rezultatin 1-0 përballë Egjiptit.
Tekniku 71-vjeçar vuan që nga vitit 2006 nga sëmundja “Guillain-Barre”, e cila prek sistemin nervor të njeriu dhe shkakton dobësimin e muskujve tek gjymtyrët, duke mos përjashtuar as paralizën.
Në momentin që Gimenez realizoi golin e fitores kundër Egjiptit në minutat e fundit, Tabarez u ngrit nga stoli për të festuar golin duke harruar për pak minuta sëmundjen e tij.
Oskar Tabarez është trajneri që ka më shumë eksperiencë në Kampionatin Botëror duke marrë pjesë në katër të tillë.
I pari ka qenë në vitin 1990, i dyti në vitin 2010, i tretë në 2014 dhe Botërori që po zhvillohet në Rusi është i katërti për të. (TemA)
Ia fut pordhes o gazetar! Por me shume ia fut ai qe te jep rrogen ty.
Nuk te hyn ne pune diploma qe ke marre. Fillo te perdoresh Google se ke me qar.
Lexo psh per Bora Milutinovic ose Carlos Alberto Parreira…