Cristiano Ronaldo, 2 vjet burg dhe 18.8 mln euro gjobë

15 Qershor 2018, 17:03Sport TEMA

Cristiano Ronaldo është dënuar me 2 vjet burg (do ta kryejë në liri me kusht) dhe një gjobë prej 18.8 milionë euro.

Sipas “El Mundo”, Ronaldo ka arritur një marrëveshje me avokaturën e shtetit spanjoll për të shlyer detyrimet e tij fiskale, duke marrë përgjegjësitë për 4 vite.

Me këtë marrëveshje Ronaldo mbyll te gjitha problemet fiskale që ka patur këto vite në Spanjë, duke i dhënë fund edhe një procesi të gjatë administrativ.

Ndërkohë ka mbetur ende dhe një çështje për t’u zgjidhur: Ronaldon kërkon që dy vitet e burgut të konvertohen me gjobë dhe jo me kusht, pasi mund të krijojë probleme në të ardhmen.

1 komente në “Cristiano Ronaldo, 2 vjet burg dhe 18.8 mln euro gjobë”

  1. says:

    S’din me luajtur futboll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje