Pas ndeshjes hapese te Boterorit 2018 mes Arabise Saudite dhe Rusise qe perfundoi me rezultatin superior 5–0 te vendasve ka reaguar trajneri I Manchester United Jose Mourinho.
“Mund te jeni te lumtur por nuk ka arsye te tregoheni super optimiste per rezultatin pasi performaNca e Arabise Saudite ishte zhgenjyese” – ka deklaruar Murinjo ndersa ka shtuar se sfida e vertete e Rusise mbeten ndeshjet me Egjiptin dhe Uruguajin.
Fitorja e thellë e ekipit të Rusisë, bën që kombëtarja vendase të marrë tri pikët e para në kampionat dhe të jetë përkohësisht në vendin e parë të grupit.
Në grup së bashku me Rusinë, përpos Arabisë janë edhe Uruguay, si dhe Egjipti. (TemA)