Si do të ishte ish-Jugosllavia në Rusi 2018, edhe dy shqiptarë të grumbulluar

15 Qershor 2018, 12:17Sport TEMA

Sa herë që luhet një kompeticion i rëndësishëm ndërkombëtar, është ngacmuese ideja si do të ishte lista e 23 lojtarëve, nëse ish-Jugosllavia do të ekzistonte ende. Dhe Botërori i Rusisë nuk bën përjashtim.

Është klisheja e zakonshme që përsëritet: do të ishte një skuadër shumë e fortë. Lista hipotetike e ish-Jugosllavisë do të kishte lojtarë shumë të fortë, nga të shtatë vendet që e përbënin atë, duke përfshirë edhe Kosovën.

Pak a shumë, lista do të ishte kjo:

Portierë: Begoviç (Bosnjë Bournemouth); Oblak (Slloveni, Atletiko Madrid); Subashiç (Kroaci, Monako).

Mbrojtës: Ivanoviç (Serbi, Zenit); Kolarov (Serbi, Roma); Kolashinac (Bosnjë, Arsenal); Lovren (Kroaci, Liverpul); Saviç (Mali i Zi, Atletiko Madrid); Vida (Kroaci, Beshiktash); Vrsaljko (Kroaci, Atletiko Madrid).

Mesfushorë: Bardhi (Maqedoni, Levante); Berisha (Kosovë, RB Salcburg/Sampdoria), Iliçiç (Slloveni, Atalanta); Kampl (Slloveni, Lajpcig; Matiç (Serbi, Mançester Junajtid); Milinkoviç-Saviç (Serbi, Lacio); Modriç (Kroaci, Real Madrid); Perishiç (Kroaci, Inter); Pjaniç (Bosnjë, Juventus); Rakitiç (Kroaci, Barcelona); Tadiç (Serbi, Southampton).

Sulmues: Xheko (Bosnjë, Roma); Manxhukiç (Kroaci, Juventus).

 

Duke parë këta emra, mund të bësh llogaritë për formacionin ideal. Trajner mund të vini kë të doni. Skema më e mirë do të ishte 4-3-2-1, apo skema në formë bredhi. Në portë slloveni Oblak, më i miri i momentit. Përpara tij kroati Vrsaljko në të djathtë, malazezi Saviç dhe kroati Vida në qendër, dhe serbi Kolarov në të majtë.

Në mesfushën me tre lojtarë do të luanin serbi Matiç, boshnjaku Pjaniç dhe kroati Modriç. Pas sulmuesit të vetëm, boshnjakut Xheko, do të luanin serbi Milinkoviç-Saviç dhe kroati Rakitiç. Të tjerët në stol.

 

Jugosllavia (4-3-2-1): Oblak; Vrsaljko, Saviç, Vida, Kolarov; Pjaniç, Matiç, Modriç; Rakitiç, Milinkoviç-Saviç; Xheko.

5 komente në “Si do të ishte ish-Jugosllavia në Rusi 2018, edhe dy shqiptarë të grumbulluar”

  1. Bekimi nga Peja says:

    Çfarë gazetarësh!? me shumë shkruani për Jugosllavinë e serbin sesa për veten tuaj. Ma mirë n’vorr me u kja për mallë / se nën shkja me ndejë për t’gjallë,,,

    1. U dhime duke qesh says:

      Te na japin edhe formacionin e ish Bashkimiut Sovjetik pra ? ? ? Pastaj te bejne edhe formacionin e ish Perandorise Romake ? ? ?

  2. Faqja Zeze says:

    Shkrim i turpshem. E perse te mendojme per nje shtet racist qe ka urryer shqiptaret dhe nuk egziston pikerisht per kete

  3. llapaqen greko serb says:

    Çfare jane keto leto shkrime idiote ?!!!!!!!!!
    Çfare eshte ky palo gazetar nostalgjik i nje te shkuare antishqiptare ?!!!!!
    O Mero legeni, ta kam thene edhe here tjeter, per ca klikime me shume po shet prapanicen, ose je i paguar nga greket e serbet. E ke kthyer gazeten ne nje hale, ku vjelli helmin e tyre antishqiptar lloj lloj qelbesirash, qe shkruajne shqip,por qe Shqiperine duan ta shqyejne.

  4. Veterinari says:

    ma honkshi karin krejt gazetart qe e permendin coftinen jugoplasitike…e karit. tphuuuuuu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje