Shumë tifozë kanë mbërritur në Moskë për të ndjekur në stadiumet e ndryshme ndeshjet e Kupës së Botës, por i shumtë është numri edhe i atyre që kanë preferuar që ndeshjet e Botërorit t’i ndjekin në zonat e tifozëve, të quajtura “Fan Zone”.
Gjatë ceremonisë së hapjes në Luzhniki, ku u luajt edhe ndeshja mes Rusisë dhe Arabisë Saudite (5-0), stadiumi ka qenë i tejmbushur.
Ndërkohë që jashtë stadiumit është vendosur “Fan Zona” me një kapacitet prej 12,500 vendesh, por këto ditë, ajo “Fan Zonë” është vizituar nga plot 67 mijë tifozë.
Lajmi është bërë publik nga agjencia italiane e lajmeve “ANSA”, që raporton se do të ketë edhe më shumë tifozë në ditët në vijim dhe pritet që të thyhen rekorde për sa i përket tifozëve.