VIDEO: Triumfon Uruguai, Egjipti bie pa Salah

15 Qershor 2018, 16:07Sport TEMA
VIDEO: Triumfon Uruguai, Egjipti bie pa Salah

Pas Rusisë vendit organizator edhe Uruguai ka shënuar fitore në grupin B të botërorit duke mposhtur në stadiumin “Central” të Yekaterinburg me rezultat minimal 1-0 skuadrën e Egjiptit.

Megjithëse dominuan në 45 minutshin e parë, uruguaianët nuk arritën të tundin rrjetën e egjiptianëve.

Në skudrën e Egjiptit mungoi ylli i saj Mohamed Salah, pasi ende nuk e kishte marrë veten nga dëmtimi i finales së Champions League.

Amerikano-latinët kishin një rast të pastër me sulmuesin Edison Cavani në minutën e  23, por nuk u tregua i saktë para portës së afrikanëve duke mos e kaluar në epërsi kombëtaren e vetë.

Një minutë më vonë rast pati edhe Luis Suarez që edhe ai u tregua i ngathët para portës së “faraonëve”.

Në pjesën e dytë, sulmuesi i Barcelonës, Suarez dhe ai i Paris Saint-Germain, Cavani kishin secili nga dy mundësi të arta për të shënuar gol.

Në rastin e parë të Suarezit ndali këmba e portierit Elshenawy, i cili devijoi topin e goditur fuqishëm prej futbollistit.

Në 74 minutë, futbollisti i katalunsave u përpoq ta kaloi portierin egjiptian, i cili ia mori topin në mënyrë të pastër nga këmba.

Shtatë minuta para përfundimit të takimit portieri egjiptian, i cili është lojtari më i miri i ekipit, ndali edhe një përpjekje të Edinson Cavanit, ku ky i fundit në të 89 minutë goditi shtyllën pas goditjes së lirë.

Por, kur pritej që ndeshja të përfundonte pa gola, Jose Gimenez realizoi golin e fitores me kokë pas një harkimi të saktë të Carlos Sanchezit.

Pas kësaj, lider i grupit mbetet Rusia me tre pikë në saje të gol dallimit më të mirë se uruguaianët gjersa Egjipti zë vendin e tretë dhe Arabia Saudite në të katërtën. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje