VIDEO: Irani e nis me fitore, mund fal një autogoli Marokun

15 Qershor 2018, 19:11Sport TEMA

Irani ka marrë një tre pikësh të artë në sfidën e parë të Grupit B duke mundur skuadrën e Marokut me rezultatin e ngushtë 1-0.

Një fitore e arritur në frymën e fundit nga ana e kombëtares së Iranit të cilët shënuan në minutën e 95-të të takimit falë një autogoli të Bouhaddouz që shënoi në portën e tij pas një krosi të hedhur brenda zonës.

Një sukses i rëndësishëm për ekipin e Iranit që e nis në mënyrën më të mirë të mundshme Kampionatin Botëror dhe pse shanset për të kaluar fazën e grupeve janë shumë të pakta pasi kanë rival Spanjën dhe Portugalinë.

Nga krahu tjetër edhe pse Maroku ishte favorit për të marrë tre pikët në këtë sfidë nuk ia doli dot mbanë ku pavarsisht rasteve të krijuar nuk arritën dot që të gjenin rrugën e rrjetës.

Në këtë mënyrë Maroku shuan që në start shanset për të shpresuar tek ndonjë mrekulli e mundëshme.

Ndërkohë, kujtojmë që në orën 20:00 do të luhet dhe sfida tjetër e Grupit B që do të jetë mes Portugalisë dhe Spanjës.

Më poshtë goli i vetëm i takimit në sfidën Marok-Iran. (TemA)

 

1 komente në “VIDEO: Irani e nis me fitore, mund fal një autogoli Marokun”

  1. Sali says:

    Formulimi i titullit,te dhjefsha gazetarin,perkthyesin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje