Portugali-Spanjë është sfida më e rëndësishme e ditës së sotme e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fisht Olympic Stadium”.
Një sfidë që pritet të dhurojë emocione dhe spektakël pasi janë dy skuadra që zhvillojnë një futboll mjaf të bukur.
Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me Video rastet më të mira të kësaj ndeshje.
Formacionet zyrtare
Portugalia: Particio, Soares, Pepe, Fonte, Guerreiro, Silva, Moutinho, Carvalho, Fernandes, Guedes, Ronaldo
Spanja: De Gea, Ramos, Pike, Nacho, Alba, Koke, Busquets, Silva, Isco, Iniesta, Costa
GOL! I mrekullueshëm Kristiano Ronaldo që shënon në mënyrë spekakolare nga një goditje dënimi duke barazuar rezultatin e takimit
GOL! Të papërmbajtshëm spanjollët që shënojnë shumë shpejt golin e tretë dhe të avantazhit me anë të Nachos që realizoi një gol spektakolar nga distanca
GOL! Spanja ë nis mjaft mirë pjesën e dytë duke barazuar rezultatin sërish me Diego Costën që shënon pas një goditje të saktë me kokë brenda zonës
GOL! Portugalia kalon sërish në epërsi me të njëjtin autor Kristiano Ronaldon që shënoi nga jashtë zonës i ndihmuar dhe nga një gafë e portierit De Gea
Minuta 34′, Andres Iniesta shumë pranë golit të avnatazhit për Spanjën, por gjuajtja e tij përfundon ngjitur me shtyllën pingule
GOL! Spanja barazon rezultatin me anë të Diego Costas i cili realizoi një gol spektakolar duke dribluar në mënyrë perfekte mbrojtësit portugez për ta dërguar topin në fund të rrjetës
GOL! Portugalia e nis në mënyrë spektakolare ndeshjen duke kaluar në epërsi me anë të Kristiano Ronaldos i cili fitoi një 11 metërsh të cilin më pas e realizoi në mënyrë perfekte
Ekzekutohen himnet e të dyja kombëtareve nën një atmosferë të mrekullueshme të krijuar në stadiumin “Fisht Olympic”
SI GJITHMON, CR7 ESHTE AI QE BENE DIFERENCEN…