20% e stadiumit bosh në Egjipt-Uruguai, FIFA nis hetimet

16 Qershor 2018, 11:36Sport TEMA
20% e stadiumit bosh në Egjipt-Uruguai, FIFA nis hetimet

Zakonisht stadiumet kur zhvillohen ndeshjet e Kupës së Botës janë të mbushura plot e për plot por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për stadiumin e Ekaterinburgut aty ku këtë të premte u zhvillua sfida mes Egjiptit dhe Uruguait.

Edhe pse bëhet fjalë për një nga stadiumet me kapacitetin më të vogël nga të 12 impiantet ku do të luhen ndeshjet e Botërorit, rreth 20% e stadiumit ishte bosh në sfidën mes përfaqësues afrikane dhe asaj amerikano-jugore.

Nga 33 mijë e 61 persona që është kapaciteti i plotë i stadiumit të Ekaterinburgut, në impiant ishin vetëm 27 mijë e 15 spektatorë, pra diçka më shumë se 6000 mijë vende ishin bosh.

Këtu ka diçka që nuk shkon dhe FIFA ka nisur menjëherë hetimet për të kuptuar se çfarë ka ndodhur realisht sepse të gjitha biletat janë shitur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje