Franca e ka nisur me fitore kampionatin Botëror duke fituar me rezultatin e ngushtë 2-1 në sfidën e parë të Grupit C, kunder përfaqësueses se Australisë.
Takimi i zhvilluar paraditen e sotme në stadiumin “Kazan Arena” dhuroi mjaft emocione, ku që të tre golat e takimit u shënuan në 45 minutat e dyta të ndeshjes.
Një nisje e mbarë për skuadrën e drejtuar nga trajneri Dider Deshamp të cilët shihen si favoritët kryesorë për të fituar Kupën e Botës, por që në ndeshjen e sotme fituan me mjaft vështirësi.
Të parët që kaluan në avantazh ishin “Gjelat” me anë të yllit të skuadrës së tyre Antoine Griezmann i cili në minutën e 58-të pasi fitoi një 11 metërsh që u akordua nga VAR, goditi saktë duke e dërguar topin në fund të rrjetës.
Një penallti e dyshimtë që solli kontestimet e lojtarëve të Australisë të cilët nuk ishin dakord me vendimin e arbitrit.
Megjithatë, gëzimi i francezëve nuk do të zgjaste shumë pasi vetëm pas katër minutash në të 62-tën Jedinak barazon gjithçka duke shënuar edhe ai nga pika e bardhë.
Kur sfida po shkonte drejt fundit do të ishte mesfushori i Manchester United Pol Pogba që do të realizonte golin e fitores për Francën duke i dhënë tre pikët e parë në këtë kampionat Botëror.
Më poshtë tre golat e takimit në ndeshjen Francë-Australi. (TemA)
Goli i parë i shënuar nga Griezmann
Goli i dytë i shënuar nga Jedinak
Goli i tretë i shënuar nga Pogba