E bujshme, portieri shqiptar është një hap larg Liverpool…

16 Qershor 2018, 19:24Sport TEMA

Liverpool ka bërë një ofertë për të marrë Thomas Strakosha nga Lazio, duke qenë se nuk mund të konkurrojë me Real Madrid për blerjen e Alisson nga Roma dhe gjithashtu ka hequr dorë nga Gigio Donnarumma i Milan. Ka shumë mundësi që portieri i kombëtares shqiptare të jetë zëvendësuesi i Loris Karuis.

Pas gabimeve trashanike në finalen e Champions League, Liverpool e ka vënë blerjen e portierit në krye të listës së prioriteteve të merkatos së verës.

Alisson dhe Donnarumma kushtojnë të paktën 70 milionë euro, ndërsa kundrejt 40 milionë eurove Lazio mund të pranojë shitjen e Strakoshës. Klopp ka dhënë “ok” për blerjen e portierit të kombëtares shqiptare.

Lajmin e ka bërë të ditur “Sportitalia” që kujton se 23-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2022 me Lazio. Ai e ka ruajtur rrjetën të paprekur në 17 nga 53 ndeshjet që ka luajtur në Serie A, gjatë karrierës së tij.

1 komente në “E bujshme, portieri shqiptar është një hap larg Liverpool…”

  1. says:

    Futbolli nis që në moshën 3 vjeç

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje