Botërori 2018, Ronaldo vs Messi, starti me fytyra të ndryshme

17 Qershor 2018, 18:29Sport TEMA

Cristiano Ronaldo vs Lionel Messi, një duel i destinuar të zgjasë përjetësisht. Akili apo Hektori, Pele apo Maradona, ka shumë shembuj që kanë prekur dekada në sport, mitologji apo dhe fusha të tjera, se kush është më i miri.

Përgjigja varet nga karakteri dhe pasioni personal i çdo njeriu, megjithatë starti i këtij botërori ka stampuar buzëqeshjen në fytyrën e portugezit, teksa situata duket e errët për Messin.

Ronaldo shpërndau veprime magjike në përballjen ndaj Spanjës, një “one man show” që pushtoi skenën e botërorit, ndërsa Leo Messi ishte njeriu që ndëshkoi skuadrën e tij, duke shpërdoruar atë 11-metërsh përballë Islandës.

Tifozët e Portugalisë janë gati ti ndërtojnë një tjetër monument yllit të tyre, ndërsa në Argjentinë gishtat janë drejtuar drejt Messit dhe jo vetëm për 11-metërshin e humbur po akoma më shumë për faktin se shumë besojnë që këtë skuadër pa Icardin, me Higuain e Dybalën në stol e ka ndërtuar vetë 30-vjeçari.

Sigurisht është ende herët dhe letrat në tryezë mund të ndryshojnë, do të mjaftonte një supergol i Leo Messit dhe një ditë “shterpë” e Cristianos për të bëre që diskutimi të merrte një tjetër rrugë, megjithatë për momentin duket se triumfi ne dueli epokal mes dy lojtarëve që e kanë fituar me forcë të drejtën për të qenë në “Hall of fame” po i afrohet me shumë Madeiras. (SS)

1 komente në “Botërori 2018, Ronaldo vs Messi, starti me fytyra të ndryshme”

  1. says:

    E ka inat Spanja sulmuesin e Portugalit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje