Brazili nuk e ka nisur në mënyrën e duhur kampionatin Botëror duke mos shkuar më shumë se barazimi 1-1 në sfidën e Grupit E përballë Zvicrës.
Një barazim i drejtë për mënyrën se si të dyja ekipet luajtën ku rastet për shënim ishin të shumta per te dyja ekipet.
Brazilanët e drejtuar nga Tite ishin më dominues në qarkullimin e topit, por Zvicra ishte e vendosur mjaft mirë në fushën e lojës duke mbuluar në mënyrë të saktë yjet e Brazilit.
Golin e parë të takimit e shënoi talenti që luan me skuadrën e Barcelonës Kutinjo, në minutën e 20-të me anë të një goditje spektakolare nga distanca që nuk i dha asnjë shans portierit Somer të reagonte për ta mbyllur pjesën e parë me shifrat 1-0.
Pjesën e dytë Zvicra e nis me gol, ku Zuber në minutën e 50-të barazoi gjithçka duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes së Brazilit dhe me kokë godet saktë duke mposhtur porterin Alisson.
Minutat në vijim dhuruan plot raste të rrezikshme për shënim ku tentativat e “Seleçaos” për të gjetur golin e fitores ishin të mëdha, por që e kishin të pamundur fal dhe mbrojtjes së mirë të Zvicrës duke ndarë nga një pikë.
Kliko KËTU për të ndjekur të gjithë rastet e ndeshjes dhe më poshtë golat e takimit Brazil-Zvicër. (TemA)
Goli i parë i shënuar nga Kutinjo
Goli i dytë i shënuar nga Zuber
Arbitri Meksikan i ri në moshë., nuk duhej të kish toleruar shtyrjen. Janë miliarda lek që kan humbur me bastet.
Braziljanet luajten shume rremuje dhe i humben topat cdo rast.
Kjo teknologjia VAR me duket se eshte kthyer ne VARJA.
Goli i Zvicres ishte faull i dukshem , dhe nje penallti e padhene per Brazilin. Te mos harrojme edhe rastet e shumta te terheqjes nga fanella ndaj Neymar.
….
Kushedi ke ka caktuar FIFA per te fituar boterorin kesaj radhe !!!