Belgjika ka shkatërruar në sfidën e parë të zhvilluar në “Fisht Olympic Stadium” kombëtaren e Panamasë me rezultatin e pastër 3-0.
Një fitore e merituar për Belgët të cilën e dominuan totalisht takimin përballë Panamasë e cila ishte e pafuqishme të përballonte sulmet e Belgjikës.
Të tre golat e takimit Belgjika i shënoi në 45 minutat e dyta, ku që në startin e pjesës së së dytë sulmuesi që luan me skuadrën e Napolit, Mertenes realizoi një super gol nga distanca.
Rradha më pas do t’i kalonte bomberit të kësaj kombëtareje, Romelu Lukakut, i cili realizoi një dopietë në minutat 69-të dhe 75-të që vulosi shifrat në 3-0.
Një nisje spektakolare për Belgjikën të cilët shihen dhe si përfaqësuesja që mund të surprizojë në këtë kampionat Botëror pasi ka në ekipet elementë mjaft cilësore dhe të talentuar që kanë bërë sezone mjaft të mira më klubet ku ata aktivizohen.
Më poshtë golat e takimit Belgjikë-Panama. (TemA)
Goli i parë i shënuar nga Mertens
Goli i dytë i shënuar nga Lukaku
Goli i tretë i shënuar nga Lukaku