Rekordi jashtë imagjinatës i vendosur nga Islanda, e ndoqi 99.6% e popullsisë ndaj Argjentinës

18 Qershor 2018, 18:28Sport TEMA

Nëse flasim për Islandën, atëherë sigurisht që nuk mund të lëmë pa përmendur tifozët e zjarrtë të saj dhe rekordet e njëpasnjëshme që po vendos ky realitet i ri.

Menjëherë pas kualifikimit dhe surprizës së madhe në Europian, islandezët shkruan sërish historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në Botëror dhe në ndeshjen debutuese arritën të ndalnin Argjentinën në barazimin 1-1.

Më shumë sesa një e vërtetë, kjo histori duket një përallë e bukur. Këtë herë rekordi i vendosur nga Islanda është edhe më shumë mbresëlënës.

Takimin e parë të Botërorit për ta ndaj Argjentinës, e ndoqën 99.6% e popullsisë së tyre nga TV.

Nga 330.000 banorë në Islandë, rreth 300.000 prej tyre kanë parë qëndresën heroike të skuadrës që i bëri ballë Mesit dhe yjeve argjentinase në takimin e parë.

Sa i përket pjesës tjetër të mbetur të tifozëve, vetëm 0.4% e popullsisë, autori i golit të barazimit në sfidën e parë, Finbogason është shprehur se ata ishin në Rusi.

1 komente në “Rekordi jashtë imagjinatës i vendosur nga Islanda, e ndoqi 99.6% e popullsisë ndaj Argjentinës”

  1. DinPaku says:

    Po mire more gazetar, per ke shkruan ti, per ata qe nuk kane mbaruar as filloren dhe nuk dine te llogarisin perqindjen? Apo nuk e ke mbaruar as vete ti dhe do te na çuditesh? Po 30000 veta ne 330000 qe eshte popullsia e Islandes bejne gati 10% dhe jo 0.4%, siç shkruan ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje