Olsi Rama: Gega si Wenger, trajner jetëgjatë te Partizani

18 Qershor 2018, 19:20Sport TEMA

Drejtori i përgjithshëm i klubit të Partizanit, Olsi Rama, duke vlerësuar figurën e Gegës deklaroi se shpreson që puna e tij me ekipin të vazhdojë për dekada.

“Në periudhën e shkurtër që jam te Partizanit, Gega është trajneri i tretë. Shpresoj që të qëndrojë i gjatë dhe të bëhet një Wenger i radhës në Shqipëri, duke parë edhe ngjyrat e kuqe.”

Mes emrave të rëndësishëm që kërkojnë një aventurë jashtë vendit janë edhe Lorenc Trashi e portieri Alban Hoxha, për të cilët drejtori i përgjithshëm i klubit e ka një përgjigje, edhe sepse janë ende nën kontratë.

“Duke patur parasysh që kemi Europa leagyue dhe detyra jonë është të paraqitemi mirë në kampionat, duhet të ndërthurim lojtarët me eksperiencë me talentët e rinj.

Flas vazhdimisht me lojtarët dhe nuk kam kundërshtim që të kenë eksperiencë jashtë, por ofertat që të marrin të jenë serioze. Kushtet për tu rritur priofesionalisht mund ti kenë më mirë te Partizani se në kategoritë e ulëta diku tjetër”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje