VIDEO: Anglia fiton me vuajtje ndaj Tunizisë, vendos Kane

18 Qershor 2018, 21:58Sport TEMA

Anglia e ka nisur me fitore Kampionatin Botëror duke triumfuar në sfidën e parë kundër Tunizisë e vlefshme për Grupin G.

Sfida e zhvilluar në “Volvograd Arena” u mbyll me rezultatin fitues të Anglisë 2-1, të cilët marrin tre pikë mjaft të rëndësishme.

Një fitore mjaft e vështirë e arritur për “Tre Luanët” të cilët shënuan në minutën e fundit të takimit.

Nga krahu tjetër Tunizia nuk arriti dot që të merrte një pikë në këtë përballje kundër favoritëve kryesorë të Grupit  duke e nisur me humbje Botërorin.

Të parët që kaluan në epërsi ishin anglezët me anë të sulmuesi që aktivizohet me Tottenhamin, Harry Kane, që përfitoi mjaft bukur nga një kthim topi të pritur nga portieri Hassen dhe me portën e boshatisur e dërgon topin në fund të rrjetës.

Kur u duk se Anglia mori në dorë kontrollin e lojës, Tunizia i befasoi në minutën e 35-të me anë të Sassi që shëndërroi në gol një 11 metërsh.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit do të ishtë sërish Kane që do të kalonte në epërsi skuadrën e tij duke shënuar golin e fitores dhe të dytin personal.

Një sukses i rëndësishëm për anglezët qe e nisin me fitore Botërorin.

Kliko KËTU për të ndjekur të gjithë rastet e ndeshjes, ndërsa më poshtë golat e takimit Angli-Tunizi. (TemA)

Goli i parë i shënuar nga Kane

Goli i dytë i shënuar nga Sassi

Goli i trete i shenuar nga Kane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje