30 fëmijë me sëmundje të rënda kanë bërë realitet ëndrrrën për të ndjekur në stadium disa prej ndeshjeve të Botërorit në Rusi.
Të përzgjedhur nga fodnacioni “Fulfilling Dreams” në Izrael, fëmijët dhe 38 shoqëruesit e tyre kanë udhëtuar drejt Rusisë, falë sponsorizimit të manjatit rus, njëherësh dhe president i klubit të Celsit Roman Abramovich.
Fondit të tij, u janë shtuar dhe një grup biznesmenësh të tjerë të cilët kontrobuan për të mbuluar të gjitha shpenzimet e udhëtimit në Izraeli në Rusi, qëndrimit dhe biletave për ndeshjet.
Grupi ka ndjekur ndeshjen mes Meksikës dhe Gjermanisë të djelën, teksa në paketën e tyre përfshiheshin edhe ndeshjen Poloni-Senegal dhe Portugali-Marok.
Fianncimi i këtij udhëtimi vjen rreth dy jave pasi vetë Abramovich mori nënshtetësinë izraelite. Ndërkohë që të njëjtën dhuratë për fëmijët e sëmurë ai e bëri dhe 4 vjet më parë në Brazil dhe dy vjet më parë në Euro2016 në Francë.