Eshte hedhur pak minuta me pare ne Nion ts Zvicres shorti per turin e pare te “Champions League”.
Klubi i Kukesit do te kete perballe nje skuader te perballueshme e cila eshte Valletta e kampionatit Maltez.
Ndeshjen e pare verilindoret do ta luajne ne Shqiperi.
Nderkohe, ekipi tjeter shqiptar Shkendija e Tetoves do te kete perballe TNS e Uellsit.
Sfidat e para te ketij turi do te zhvillohet me date 10 dhe 11 korrik, kurse ato te kthimit me 17 dhe 18 korrik.
Kujtojme qe Kukesi merr pjese ne “Champions League” pas perjashtimit te klubit te Skenderbeut qe eshte i pezulluar me 10 vite nga Kupat e Europes dhe me 1 milion euro gjobe per shkak te trukimeve. (TemA)