Alarm te Brazili, Neymar largohet i dëmtuar nga stërvitja

19 Qershor 2018, 19:51Sport TEMA

Telashe të reja për stafin teknik të Brazilit për sa i përket gjendjes fizike të Neymar i cili ka dalë duke çaluar nga stërvitja e së martës.

Ylli i Paris Saint-Germain së fundmi është riaftësuar nga një dëmtim që e mbajti larg fushave për katër muaj.

Pas dy paraqitjeve të mira në miqësoret përgatitëse të Kupës së Botës, sulmuesi me vlerë 222 milionë euro luajti për 90 minuta gjatë barazimit 1-1 ndaj Zvicrës ditën e diel.

Por kur skuadra e Tite-s u rikthye në qendrën stërvitore ditën e martë, Neymar ishte i paaftë të mbyllte seancën.

Neymar dukej i qetë dhe në humor të mirë në fillim të stërvitjes, por më pas u largua nga shqetësimet e këmbës së djathtë.

Më pas ai nuk ishte i aftë të vazhdonte stërvitjen duke u larguar i shoqëruar nga stafi mjekësor.

5 komente në “Alarm te Brazili, Neymar largohet i dëmtuar nga stërvitja”

  1. salileshi says:

    KY esht sihariq , nejmarit i uroj sherim te shpejt , por pa te , tani do shkelqej BRAZILI .

  2. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Po normale , kur luajti me kooperativistet shqiptare te Zvicres , me Berhami & company te cilet e mbyten me shqelma. Vetem bluzen Neymar duket se e kishte origjinale dhe jo kineze perderisa nuk u gris per aq shume here sa e terhoqen nga fanella. Ne ate ndeshje duheshin dhene te pakten 2 kartona te kuq per Zvicren. Te mos harrojme edhe teknologjine VAR qe ne ate ndeshje quhej VARJA e cila lejoi ate gol skandaloz te Zvicres dhe nuk dha penalltine per Brazilin.

    Mesa duket FIFA ka caktuar nje tjeter skuader per te dale kampion kete here.

  3. xx says:

    Epo do te beje dhe shume vickla kur mban topin apostafat per ti ngritur nervat kundershtarit kur nuk eshte e nevojeshme.

  4. Rivaldo says:

    Brazili do shpetoj mos te lozi ky palacua! Kte e genjen mendja qe ndeshja fitohet vetem. Sikur po luan me cunat e lagjes

  5. rexha 10 says:

    KAMPIONE ESHTE PORTOGALIA,…….TE TJERAT JANE TIKA____ TAKA GUARDIOLES .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje