Nojer “shkund” Gjermaninë: Jemi të parët që jemi zhgënjyer, por nuk i kemi humbur forcat

19 Qershor 2018, 21:16Sport TEMA

Gjermania ka dështuar në takimin e parë të Botërorit ndaj Meksikës, duke u mundur me rezultatin 1-0.

Kritikat kanë vërshuar në drejtim të futbollistëve gjermanë, pasi përtej rezultatit zhgënjyes, loja e zhvilluar nga ana e tyre ka lënë për të dëshiruar.

Për të qetësuar disi situatën aspak pozitive, ka mendur Nojer, i cili është shprehur se kualifikimi nuk është në rrezik dhe Gjermania do e tregojë forcën e saj.

“Ne jemi të bindur se mund të fitojmë dy ndeshjet e ardhshme dhe do të kualifikohemi. I kemi dëgjuar dhe lexuar kritikat e shumta që na janë adresuar. Jemi personat e parë që jemi të zhgënjyer dhe zemëruar.

Tashmë jemi përballur me njëri-tjetrit dhe i kemi diskutuar të gjitha çështjet.

Kemi shumë cilësi në grup që të jemi në gjendje të ngrihemi përsëri.

Duhet të dëshmojë se nuk kemi humbur forcat tona, ato që na dërguar në këtë nivel”, ka thënë Nojer.

2 komente në “Nojer “shkund” Gjermaninë: Jemi të parët që jemi zhgënjyer, por nuk i kemi humbur forcat”

  1. Kellira says:

    Me Suedine nuk do isha kaq i bindur per fitore. Barazimi me Suedine e nxjerr Gjermanine pothuaj jashte.
    Meksika merr 3 pike me Korene dhe s’besoj se ka ndermend te thyeje kembet me Suedine.
    Kane interes te dy ta lejne barazim.

  2. says:

    Koha e mirë duket që në mëngjes thotë popoulli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje