Egjipti nuk i rinovon kontratën, Cuper largohet pas Botërorit

20 Qershor 2018, 11:52Sport TEMA

Hector Cuper nuk do të jetë më trajneri i Egjiptit pas Botërorit Rusi 2018-të.

Humbja ndaj Rusisë dhe eliminimi i parakohshëm(nuk është ende  nga kompeticioni kanë bërë që drejtuesit e federatës egjiptiane të futbollit të mos i ofrojnë rinovimin e kontratës trajnerit argjentinas i cili do të lërë Egjiptin pas ndeshjes ndaj Arabisë Saudite e cila do të jetë e fundit për të në krye të faraonëve.

Ish tekniku i Valencias dhe Interit nuk bind më dhe Egjipti pas Botërorit do të kërkojë një trajner të ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje