Çudia/ Spanja kryeson grupin për një karton, mund të eliminohet prej tyre

21 Qershor 2018, 09:57Sport TEMA

Pas përfundimit të ndeshjeve të djeshme, Spanja e sheh veten në vendin e parë në renditjen e Grupit B vetë falë një karton të verdhë më pak që ka marrë sesa Portugalia.

Dy skuadrat kanë pikë të barabarta, diferencë golash e golavarazh të njëjtë, ndaj ajo që përcakton diferencën mes dy ekipeve është loja e pastër, pasi skuadrat kanë një bilanc identik në çdo gjë tjetër.

Spanja merr vendin e parë për arsyen se ka një karton të verdhë (të marrë nga Buskets ndaj Portugalisë), ndërsa Portugalia ka dy lojtarë të ndëshkuar me të verdhë (Adrien Silva dhe Bruno Fernandes).

Si rrjedhojë, spanjollëve u shkon kreu i grupit.

Por kjo nuk do të thotë asgjë, pasi në ndeshjet e fundit, gjithçka mund të ndryshojë, shkruan Vipsport.

Në bazë të një kombinimi rezultatesh ku Spanja dhe Portugalia munden përkatësisht nga Maroku dhe Irani në ndeshjet e fundit, do të jetë golavarazhi ose kartonët ata që do të përcaktojnë se cila mes dy skuadrave të Gadishullit Iberik do të ndjekë iranianët në turin tjetër.

2 komente në “Çudia/ Spanja kryeson grupin për një karton, mund të eliminohet prej tyre”

  1. Skorpions says:

    Ia ke fut kot plako, sepse nese mundet Portugalia nga Irani kualifikohet Irani, se shkon 6 pike. Vetem nese Spanja dhe Portugalia barazojne ose fitojne ne ndeshjet e fundit me te njejtin rezultat klasifikimi vendoset nga sjellja fair play, dmth nr i kartoneve.

  2. England says:

    Lexoje mire shkrimin o scorpions!me humbjet respektive te Spanjes dhe Portugalise Irani thote shkrimi automatikisht del i pari grupit dhe e dyta varet nga sa humbasin me gola,dhe nese pesojne te dyja te njejten shume golash atehere shifet numri kartoneve,nese nje nga te dyja merr me teper se tjetra Martina te verdhe ajo eliminohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje