Spanjës i ka mjaftur vetëm një gol për të marrë fitoren e parë në këtë kampionat Botëror duke mundur në duelin e dytë skuadrën e Iranit.
Një fitore minimale për spanjollët që hedhin një hap të sigurtë drejt kualifikimit për në fazën tjetër të Botërorit.
Takimi i zhvilluar në “Kazan Arena” i vlefshëm për grupin B, u mbyll në favor të Spanjës me shifrat 1-0.
Autori i vetëm i golit në këtë takim ishte sulmuesi i Atletiko Madridit, Diego Costa, që shënoi në minutën e 54-të pas një fitimi dueli me mbrojtësit iranian duke e dërguar topin në fund të rrjetës.
Me këtë tre pikësh Spanja kryeson së bashku me Portugalinë Grupin B me katër pikë të grumbulluara, ndërsa Irani renditet në vendin e tretë me 3 pikë, ndërsa Maroku në fund me 0-pikë.
Sfidat e fundit në Grupin B janë Portugali-Iran dhe Spanjë-Marok.
Më poshtë goli i vetëm në takimin Spanjë-Iran. (TemA)
Goli i shënuar nga Diego Costa