Mbyllet ndeshja Spanjë-Iran me rezultatin 1-0. Të gjithë rastet e ndeshjes dhe goli me VIDEO

20 Qershor 2018, 21:44Sport TEMA
Mbyllet ndeshja Spanjë-Iran me rezultatin 1-0. Të gjithë rastet e

Një sfidë ku spanjollët janë favoritët kryesorë për të marrë fitoren që do të hidhnin një hap të rëndësishëm për në raundin tjetër, ndërsa Irani ka shumë pak shanse për të dal me pikë nga kjo përballje.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me VIDEO rastet më të mira të kësaj ndeshje.

Formacionet zyrtare:

Spanja: De Gea, Karvahal, Pike, Ramos, Alba, Iniesta, Buskets, L. Vazkez, D. Silva, Isko, D. Kosta

Irani: Beiranvand, Pouraliganji, Rezaeian, Hoseini, Hajsafi, Ebrahimi, Amiri, Ezatolahi, Ansarifard, Taremi, Azmun

Minuta 81′, Irani i afrohet shumë pranë golit të barazimit me anë të Mehdi që godet në mënyrë të gabuar me kokë fare pranë portës

Minuta 61′. Irani gjen golin e barazimit, por arbitri vendos ta anullojë pasi ndodhej ne pozicion jashtë loje, ç’ka u vërtetua dhe nga teknologjia VAR

GOL! Spanja gjen golin e avantazhit me Diego Costën që shënon pas një fitimi dueli me mbrojtësit iranian duke e dërguar topin në fund të rrjetës

Minuta 52′, Irani kundërpërgjigjet menjëherë me Ansarifard që godet rrezikshëm brenda zonës, por topi i tij prek rrjetën e jashtme

Minuta 49′, Sergio Buskets i afrohet shumë golit të avantazhit për Spanjën duke goditur rrezikshëm nga distanca, por ndalet mrekullisht nga portieri Beiranvand

Minuta 29′, Vjen rasti i parë i rrezikshëm i takimit që i përket skuadrës së Spanjës ku Andres Silva me një gjysmë rrafishatë i afrohet golit të avantazhit

Starton sfida mes Spanjës dhe Iranit nën një atmosferë fantastike të krijuar në stadiumin “Kazan Arena”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje