Humbja në ndeshjen debutuese ndaj Meksikës nuk është kapërdirë ende te Gjermania.
Ish- legjenda të përfaqësues së pancerave kanë sulmuar grupin aktual dhe trajnerin Joachim Low për atë paraqitje duke krijuar polemika të shumta, që nuk i bëjnë aspak mirë skuadrës, e cila të shtunën në mbrëmje do të luajë ndoshta ndeshjen më të rëndësishme
Sfidën ndaj Suedisë, që do të vendosë për fatet e Gjermanisë nëse pancerat do të kenë apo jo mundësi për t’u kualifikuar në fazën tjetër.
Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, stafi teknik i Gjermanisë tashmë duhet të dëgjojë edhe pakanaqësitë e lojtarëve për kushtet e hotelit ku po qëndrojnë 4-herë kampionët e botës.
Një pjesë e mirë e futbollistëve janë ankuar për kushtet e hotelit.
Jo për ambientet e brendshme, por për faktin se jashtë godinës ka shumë zhurma që shqetësojnë lojtarët.
Diçka e tillë ka vendosur nën presion edhe menaxherin e kombëtares Oliver Bierhoff, i cili ka folur për këtë temë, duke iu përgjigjur në një farë mënyre futbollistëve për ankesat e tyre:
“Nuk është hera e parë që dëgjoj të flitet për kushtet jo komode në hotel, kështu ndodhi dhe në Brazil, kështu ka ndodhur dhe më parë.
Por di të them se kam 9 vite që e bëj këtë punë dhe marr vesh diçka më shumë.
Nuk mendoj se ka vend për pakënaqësi për kushtet e akomodimit të ekipit”, ka theksuar Bierhoff.(SS)