Një dëmtim i papritur në kampin e Anglisë para ndeshjes së dytë në grup ndaj Panamasë.
Por për “fatin e mirë” të trajnerit të “tre luanëve, ai që e ka pësuar është pikërisht vetë Gereth Southgejt.
Ish-mbrojtësi anglez, tani trajner i kombëtares, ka dëmtuar shpatullën e djathtë pasditen e djeshme, ndërkohë që ishte duke vrapuar në stërvitje.
“Nuk mund të festoj golat në mënyrë natyrale dhe atletike, kjo është këshilla që më kanë dhënë doktorët. Gjithsesi, është më mirë që më ndodh mua se lojtarëve”, – ka thënë me shaka trajneri anglez, i cili ka shkuar në spital për t’u kuruar, nën shoqërinë e mjekut të kombëtares, Rob Çakraverti.
Pas suksesit në shtesë ndaj Tunizisë, falë dygolëshit të Herri Kejn, Anglia do të përballet me Panamanë të dielën.