Mund ta merrte për dore Argjentinën, siç bëri në Ekuador, ku shënoi golat që e çuan skuadrën në Rusi.
Lionel Mesi mund të kujtojë që ka fituar 5 “Topa të artë” dhe që është numri 10 më i admiruar në botën e futbollit, por edhe nëse ai bën Mesin e vërtetë, këtë herë mund të mos mjaftojë.
Gjithçka varet nga rezultati i ndeshjes së sotme midis Islandës dhe Nigerisë, për të shpresuar më pas te ndeshja e fundit në grup me Nigerinë.
Kalendari i “Rusi 2018” sjell një duel të vazhdueshëm Ronaldo-Mesi, pasi ndeshjet e Portugalisë janë gjithmonë para atyre të Argjentinës. Dhe deri tani panorama është e pamëshirshme për Mesin. CR7 është shënuesi më i mirë i turneut, kurse Mesi është zhdukur që nga penalltia e humbur në ndeshjen e parë.
Pritej që Mesi të shpërthente në këtë Botëror, por asgjë. Madje, ka një të dhënë të frikshme: në fund të pjesës së parë të ndeshjes me Kroacinë, asnjë lojtar nuk ia kishte pasuar topin Mesit më shumë se dy herë.
Si të ishte i padukshëm në fushë, apo jashtë rolit, ndërkohë që është një lojtar i jashtëzakonshëm.
Një dorë Kroacisë në fitoren e djeshme ia dha edhe trajneri Sampaoli, i cili hodhi në fushë një 11-ësh shumë të dobët. Di Maria në stol, Dibala-Higuain u aktivizuan në fund.
Për më tepër, Argjentina ka një deficit të jashtëzakonshëm edhe në personalitet. Dhe Mesi i Argjentinës është i pashpjegueshëm.
Nuk eshte faji tek ai. Esht e thjesht raca e ballkanit esht me e fuqishmja ne bote. Qofshin serb, kroate, boshnjake, malazez, bullgare apo shqiptare. Perjashtim bejn ata qe jan martuar me kusherinj te aferm.