Si e zhvlerësoi Macron, bastin e Ramës

25 Qershor 2018, 14:56Blog TEMA
Si e zhvlerësoi Macron, bastin e Ramës

Nga Andi Bushati

Kryeministri shqiptar e ka nxjerrë kokën nga gropa ku e kishte fshehur si struci për të sulmuar ata që i frynë borive të alarmit për ngritjen e kampeve të azilantëve në vend.

Në një status të shkurtër ai ka sulmuar “esadistë-t” në politikë dhe media, që ndezën idenë e paqenë, të cilën e hodhi poshtë edhe samiti i së dielës në Bruksel, ku morën pjesë vetëm 16 prej vendeve anëtare.

Pra, sipas Ramës, nuk ka pasur kurrë një përpjekje për të sjellë refugjatë në Shqipëri dhe kjo është një shpikje e “kazanit” vendas.

Në fakt nuk është aspak kështu dhe Rama gënjen ditën për diell.

Deri në mbledhjen e djeshme të krerëve të qeverive të BE (pa shtetet e grupit të Vishegradit dhe ato baltike) obsioni për të ngritur kampe refugjatësh jashtë kufijve të BE-së ka qenë prezent.

Vende si Austria dhe Danimarka kanë bërë propozim zyrtar për këtë. Edhe Gjermania e Merkelit, ku kancelares po i rrezikohet seriozisht pushteti nga çarja e mundshme e koalicionit të CDU-së me krahun bavarez më ksenofob të CSU-së, të përfaqësuar nga ministri i brendëshëm, Horst Seehofer, u kalamend gjatë për këtë zgjidhje.

Fakti që ajo ka qenë një obsion serioz në tavolinë e tregojnë edhe fjalët e presidentit francez, Emanuel Makron, i cili tha pas gjysëm samitit të djeshëm se “u eleminuan zgjidhjet që binin ndesh me vlerat tona”.

Pra kjo nuk është shpikje e “esadistëve” shqiptarë.

Çfarëdo që të thotë Edi Rama tani pranohet nga të gjitha kancelaritë dhe mediat europiane se BE u fut në një krizë të thellë që pas 10 qershorit, kur ministri brendëshëm Italian (i ekstremit të djathtë) Mateo Salvini, vendosi të mbyllë portet e vendit të tij për emigrantët. Më tej homologu gjerman, Horst Seehofer, i CSU, deklaroi se nuk do të hezitonte t’a linte të rrëzohej kancelaren Merkel, nëse ajo nuk i ashpërsonte politikat migratore.

Po t’i shtosh këtyre edhe faktin se kryeministri austriak Sebastian Kruz, që i ka lënë çelsat e ministrisë së brendëshme një duart e një neo-nazisti, proklamoi krijimin e një “aksi të vullnetit të mirë” kundër emigrantëve (Itali, Gjermani, Austri), zgjidhja e problemit përmes kampeve të refugjatëve ishte më e prekshme se kurrë.

Por, manipulimi i Ramës nuk qëndron vetëm në faktin se e mohon atë. Ai shkon edhe më tej: Ai hiqet sikur Shqipëria nuk ka pasur kurrë lidhje me këtë histori.

Në fakt është krejtësisht e kundërta. Pas krijimit të kësaj situate, emri i vendit tonë u përmend pothuajse përditë në të gjitha mediat europiane. Fillimisht ai u çiftëzua me Tunizinë –si një bazë tjetër e mundshme- por pas refuzimit të saj, Shqipëria mbeti e vetme.

Në këtë histori ka edhe më.

Sepse, sipas të gjitha indicieve, pasi ka parë krizën e madhe ku ishin futur vendet e BE-së, Rama ka dalë vullnetar të luajë rolin e zjarrfikësit. Ai është vetë propozuar për t’i ngritur kampet e refugjatëve në Shqipëri.

Jo më kot, në kulmin e këtij debati, zv ministri i brendëshëm, Julian Hodaj, i tha pikërisht një mediaje gjermane, televizionit ZDF, se Shqipëria ka kapacitet të mirpresë deri në 600 mijë refugjatë. Madje, në një nismë aspak në kokë të vet, ai këmbënguli se vendi e ka jetuar këtë eksperiencë që në kohën e luftës së Kosovës.

Një fakt edhe më i fortë pro vullnetarizimit të Ramës është edhe intervista për Deutche Welle-n e deputetit gjerman, Johann Wadephul i cili pranoi me gojën plot se propozimi për kampe refugjatësh i është bërë qeverisë gjermane nga vetë ministri i brendshëm Xhafa, gjatë një qëndrimi disa ditor në këtë vend.

Pra, është e qartë sa më s’bëhet, se ideja për të ngritur kampe refugjatësh në Shqipëri, nuk ishte një shpikje e “esadistëve” lokalë.

Mediat dhe kancelaritë perëndimore folën gjatë për të, sepse Edi Rama vuri bastin e madh që me këtë koncesion, të fshihte problemet me drogën, korrupsionin dhe autoritarizmin.

Natyrisht, ai e humbi këtë bast, as për ndonjë gabim dhe as për ndonjë meritë të tij.

Thjesht në samitin e 16 vendeve të BE, të dielën në Bruksel, doli fituese ideja e presidentit Macron dhe kryeministrit të ri të Spanjës, Sançez, se kjo zgjidhje do të qe një turp për vlerat e kontinentit të vjetër. Kështu u rrëzua, së paku përkohësisht, mundësia e ngritjes së hot spoteve për azilkërkuesit jashtë kufijve të Bashkimit Europian.

Dhe më rrëzimin e këtij versioni, liderit global, i humbi edhe mundësia të luante rolin e shpëtimtarit të Evropës. Prandaj tani atij s’i mbetet tjetër gjë, veçse të fshehë kokën në rërë si struci dhe të pretendojë se ajo që kanë parë dhe dëgjuar të gjithë është shpikje e kazanit gjithnjë e më të madh të armiqve të vet.  /Lapsi.al/

22 komente në “Si e zhvlerësoi Macron, bastin e Ramës”

  1. peoples says:

    Hobi i ketij njeriu eshte ligesia..ne te gjitha shkrimet e tij :ky ja hodhi atij…Ai i tha asaj ,i dehur me kenaqesi kur merret me thashetheme..Tamam fytyre komunistesh te familjes KAPO

  2. Kombi says:

    PERSE KRYEMINISTRAT TANE E FILLOJNE DUKE PUTHUR FLAMURIN KOMBETAR DHE PERFUNDOJNE DUKE E MENDEROSUR ATE . ?

  3. Migranti says:

    Mbylle ate hale goje se qelbe dynjane.

    1. Feriti says:

      Akoma gjallë është kjo plere ëëë të shpelafte panuklla

  4. Migratori says:

    Te gjith te njofin nga ç’hale vjen prandaj gezohesh qe Shqiperia te mos pranohet ne BE. Ky eshte amanati qe te kan len yt ate dhe yt gjysh,po mbylle ate hale goje dhe shko nga ke dale

  5. Fieri says:

    Andi dhe ti esadist je.Pse ju djek kaq shume Edi Rama.Se jeni Kazan as se diskutohet,ku e keni hallin,po ai kolegu juaj idhkalluari pse nuk po del pasi 26 maj pâti nji bast.per rrezimin eEdt. Ju jeni te mbaruar

  6. Lee lee says:

    O Bushat ca pret nga comandante .Nga 100 qe dalin 120 jane trillime i mban minus 20 per budallikun e pasardhes Nuk ja vlen behuni gati..per heroizmin e rradhes nga mbreti i cudirave.
    .

  7. Zigur Qarri says:

    Rama akuzon te tjeret per esadiste,nderkoh qe eshte vete i tille.Nese mendon,se genjashtra e tij
    barazpeshohet me te verteten qe tashme dihet nga te gjith,kompromenton akoma me shume veten.
    “Nese dikush tregon nje genjeshter te madhe duke e perseritur ate,me ne fund njerezit do ta besojn.
    Genjeshtra funksionon per sa koh,qe Shteti eshte ne gjendje ti mbroje njerezit nga pasojat politike,
    ekonmike dhe ushtarake te saj.Prandaj eshte e rendesishme per Shtetin qe ti detyroje te ndryshoje
    mendimin e atyre qe nuk pajtohen me te.E verteta eshte armiku vdekjeprures i genjeshtres,dhe per
    kete arsye,eshte e verteta armiku me i madh i Shtetit”.Joseph Goebbels shefi propagandes hitleriane.

  8. xx says:

    Ky sikur ka qene prezent sa Rama te hapi gojen dhe te propozoje per ti marre emigrantet ne Shqiperi.

  9. Fakti që ajo ka qenë një obsion serioz në tavolinë.

    Ju lutem gazetarit apo redaktorit te na shpjegoj fjalen obsion ne shqip.

  10. Titi says:

    Para se t’ia permendesh emrin Rames, futja nje gelqere gijes qe te t’i djeg ato pislleqe qe po te mbysin te terin.

  11. nipcja says:

    Shkrim pa vlere Gjithshka ndertuar me sforco pa asnje fakt nga Andushka vetem qe te thote dicka kundèr Rames e qeverise

  12. Teli says:

    Snalize serioze. Pa pasion.

  13. devi says:

    je simboli me real I kazanit.ne vlonjatet themi llafin duan se historine ta bejne vet ne Terbac.ky ka ngjare nga fshati I gjyshit.o idiot nuk mund te behet shqiperia kamp per emigrantet sepse thjeshte nuk jemi vend kufitar me sirine apo irakun.eshte turqia dhe greqia ne mes.ca kuptimi do kishte te kalonin emigrantet te kalonin ne turqi dhe greqi the te futeshin ne kampe ne shqiperi!!!je shume rende,e bere vet lajmin,pastaj historine dhe ne fund deshtimin e rames me macron.vazhdoni ti merni shqiptaret per budallenj dhe deri sa ta kuptoni se kohet kane ndryshuar vetem poshte do bini.kazan pa hile,kazan I rregullt,kazan lind dhe nuk behesh,kazan safi,kazan I paster

  14. Pedagogu durrsak says:

    Keni te drejte o komentues “peoples” kur thoni se HOBIA e ketij gazetari eshte LIGESIA. Sa shpirtlig dhe i poshter ky pinjoll i Kapove dhe Bushateve !

    1. @ says:

      Vertet je pedagog? Nga Durresi?
      Na trego ndonje lidhje qe ke me Ramen..

  15. kapo says:

    Ne fushen e medias o plehre, ti je nje nder kreret e esadisteve.

  16. Pa vlere says:

    Ah i shkreti ti, je bere per te ardhur keq!
    Normalisht qe une nuk i lexoj me vemendje dhe kuriozitet shkrimet e tua. Por i kaloj nje rresht po, dy ndoshta, dhe tre rreshta jo.
    Por te ky shkrim, kalova me shpejt akoma.
    Qe nga titulli, mu dhimbse!
    Kush je ti, e te me tregosh dhe te me marresh kohen mua me titullin tend!
    Ti mendon se une jam i padije, dhe mezi po pres te me tregosh ti “..si e humbi Rama …etj..”
    O i shkreti ti, o kokrra e piles!
    E di ca do me thene pile?, eshte ajo vegla e burrit qe ka ngelur e parritur, – je ti!

  17. shqip says:

    Nuk e dime nese Shqiperise do ti hapet drita jeshile per ne BE . Po e marrim si te mireqene per nje moment . Jam kurioz çfare do bejne kazan kallaistet nese kjo ndodh . Keta edhe keshtu jane shume te vrerosur . O Andi ! Po dilni hapur mor bur”r” . Thojeni troç qe s’doni te hyni ne Europe . Jo per gje , po ti dhe shume bastarde te tjere si ty , pederet e Saliut , na çate mendern me dy gishtat larte e me thirrjet histerike :” E duam Shqiprine si gjithe Europa ” . Tani qe Europa eshte afer , ju largoheni . O njeri banal . Edhe nese nuk i hap sot kampet , kur te futesh ne BE do ti hapesh se s’ke nga ja mban . Ke te drejta , po ke dhe detyrime . Budalla ti , dhe ata shoket e tu deficente . Duam Nato-n bertisnin bagetia . Po harrojne qe ne Nato merr edhe pergjesi Keshtu bete edhe per LHL e Sirise . U ngrit kazani . Jo bertisnin . Po mire ju doni pall ariu ? Ti ne kafene bashke me Zhejin e me Fevzon , ndersa ” amerikani duhet te thyhet ne dysh qe te mos prishi qetesine e Kazanit e te Shqupit . Trap ! Thuaj fal Be dhe Shba ! Se ne Tirane do ndalonte ushtari Serb . Idhulli juaj , shejtan- budallai Berisha , e dizintegroje ushtrine . Me ato qe ngelen ne kohen e Zhulalit , me nje batalion te vinte Milloshi ketu . Po ju jeni rrace e ndyre . Kalova lumin , te dhjefsha kalin thoni . Rama mund te kete 1000 te meta . Po para perversitetit tuaj duket engjell .

  18. Tomi Trako says:

    Zoti Mero me gjithe respektin per gazeten qe juve drejtoni ju lutem sinqerisht mos botoni shkrime te ketij fytyre ziu, njeri pa shtylle kurizore. Me respect se do te me mirekuptoni.

  19. MERO GELBAZA BAZE JA LEPI QIMET E BYTHES BLEDI MANE says:

    MERO Baze eshte BYTHQIR DHE BYTHLEPIRES

  20. Jimi says:

    Kjo eshte per te vene duart ne koke!? Te gjithe shqiptaret bejne dua’ qe Europa me ne fund te hape negociatat, ky pinjoll i kapove dhe i
    bushatllinjeve ben dua’ te mos hapen!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje