Nga Ardit Rada
Nëse besoni se gara për hapjen e negociatave vendoset vetëm nga zhvillimi i situatave në Shqipëri, thjesht gaboheni. Sepse procesi i integrimit europian influencohet në çdo moment të tij nga dinamikat e zhvillimeve brenda vendeve anëtare, nga luftërat në rajonet rreth kontinentit, flukset e emigrantëve, terrorizmi apo edhe tendencat politike të vendeve të tjera, siç është rasti i presidencës Trump. Siç shihet është një lojë me shumë porta, një ekuacion me shumë të panjohura.
Nga këto ligjësi të shkruara e të pashkruara nuk bën përjashtim as rasti shqiptar, me negociatat për anëtarësimin në BE. Siç dihet pas pak ditësh krerët e Unionit duhet të marrin një vendim për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Dhe këtu nis baleti i interesave të brendshme të vendeve anëtare.
Së paku tre vende të Bashkimit Evropian momentalisht e bëjnë të pasigurtë çeljen e negociatave të BE-së me Shqipërinë. Bëhet fjalë për Francën, Danimarkën dhe Holandën.
Bashkimi Evropian është ndarë prej kohësh në dy kampe. I pari udhëhiqet nga Franca dhe Holanda, të cilat shprehen se BE duhet të fokusohet në reformimin e vetvetes pas largimit të Britanisë së Madhe, para se të marrë në konsideratë anëtarë të rinj.
Nga ana tjetër, këto vende shqetësohen se ftesa për vendet ballkanike do të ishte një dhuratë për oponentët populistë të BE në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, që mbahen në vitin 2019.
Një ditë më parë “Der Standard” jepte shpresë, teksa shkruante se Holanda dhe Danimarka kanë gjasa ‘të kthejnë’, kur të gjithë të tjerët po tërhiqen.
Retures raportonte pak kohë më parë se në Bruksel thuhet se “Macron ka ndjesinë se do t’u hapte krahun djathtistëve në politikë” nëse hapte dritën leshile për Ballkanin. Dhe Macron është tejet i ndjeshëm ndaj numrave të të djathtës franceze që çuan në disfatë paraardhësin e tij Hollande.
Edhe qeveria holandeze e argumenton qëndrimin e saj kundër, me frikërat e brendshme. Përballë pretendimeve të reja nga dyshja skeptike, qëndron Komisioni Europian, i cili kërkon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Teknicienët kanë thënë “Po”, por ata që votohen jane politikanët!
Përballë Francës dhe Holandës qëndrojnë zyrtarë të Komisionit Evropian, politikanë të lartë gjermanë dhe qeveritë nga Evropa Lindore e Qendrore. Ata argumentojnë se BE duhet t’i mbajë vendet e Ballkanit në orbitën e tij për të kundërshtuar influencën në rritje në oborrin jugor nga fuqi rivale.
Gjermania është lokomotiva e Europës. Edhe tani, kur Merkel po përpiqet të luajë në rrafshin europian, edhe pse ka kundër aleatët kryesorë politikë. Qëndrimi i saj ndaj refugjatëve ndërthuret me dëshirën për të promovuar Tiranë e Shkupin. Një lojë ekuilibri e vështirë për kancelaren me mbështetje gjithnjë e më të dobët brenda vendit.
Një erë jo e mirë fryn edhe në Lindje. Aty ku tekat nacionaliste e ksenofobe të Orbanit dhe performanca e dobët e vendeve si Rumania e Bullgaria, e kanë bërë klubin europian të duket si një tryezë e shthurur, ku idea e zgjerimit duket thjesht si një shtim telashesh, në një shtëpi që edhe kështu ka plot halle.
Pra, hapja ose jo e negociatave nuk është më një çështje që i takon Tiranës. Aq më tepër kur bëhet fjalë për më pak se një javë kohë nga samiti i 28 Qershorit. E parë me syzet e vogla të Shqipërisë, kryesisht për konsum të brendshëm politik, çelja e negociatave shihet si një dështim i qeverisë, nga ana e opozitës. Ndërsa qeveria nga ana tjetër, një mbyllje dere nga BE-ja do t’ia faturonte opozitës si lobuese kundër integrimit të vendit. Por edhe vetë kryeministri Rama nuk i ka kursyer akuzat ndaj BE-së duke e paraqitur rrezikun rus si kërcënim, nëse BE nuk bën një hap drejt Ballkanit Perëndimor. Madje Rama kulmoi teksa tha se është gati t’i riatdhesojë të gjithë shqiptarët problematikë, nëse ata janë sebepi i Evropës për të mos hapur negociatat.
Gjithësesi sipas zyrtarëve të lartë të Komisioni Evropian, Shqipëria i ka përmbushur kriteret dhe Europa duhet t’i qëndrojë fjalës së saj. Ky është një qëndrim zyrtar dhe çdo përgjigje tjetër nga BE-ja do të shihej si prerje në besë nga ana e shteteve që do të ishin kundër.(Javanews)
Po Maqedonia pse po e perfiton celjen e negociatave?
Justifikim tejet injorant ky. Aq me keq dilni zbuluar se keni Maqedonine pike referimi. Varet qe cke me te nga Tirana por ku ke klloun si Rama ska si te celen. Po ja rreshtojne cnuk ka bere nje me nje. Bejne muuuuuuuuuu po sdoni ti shihni.
Maqedonia nderroi emrin dhe futi Gruevskin ne burg, o qyp! Je gati ti, qe ta besh emrin e shtetit Shqiperia e Veriut dhe ta cosh Arminen te burgu i grave qe po ha leket e Gerdecit? Pall cari!
Ca thu o debil, ca thu? o Lushnjar qe librin e fundit e ke lexuar ne klasen e tete. Po ta thote boti shqip, Parlamenti Europian rrezikohet te fitohet nga ekstremi i djathte se do thone neser: Ja keto qeveritaret e Evropes po na fusin ne BE jevgjit e Ballkanit!
Domethene, Ardit Rada, qe njihet si nje nga analistet e preferuar te Rames, po na paralajmeron se negociatat nuk hapen! Rrofsh i nderuar!
Z. Rada nuk te njoh as per fytyre, por je gjithnje i sakte!
Analize e drejte. Ne mendojme se negociatat varen nga lobimet e Bashes apo takimet e Rames!
Bravo Ardit! Por ec e mbushi mendjen SHQUP-it qe i ka ngel ora te Babalja…
Nga shkrimi sapo kuptova qe me date 28 Qershor te mos e hap TV se nuk pritet ndonje lajm!
Qeveria te shohih reformat. Edhe nese nuk hapen negociatat, nuk duhet ta coje Adriatik Llallen ambasador, sic beri me Visho Ajazin… Populli do buke dhe dinjitet, pastaj do BE-ne.
Na doli dhe lushnjari; te beje politike – ndoshta i tha Murrizi; qe te dale ne prite- Po pse s’e kupton a lume madh qe Maqedonia e zgjidhi sebepin me Greqine qe kishte pengese, ndersa ne shqiptaret nuk e kemi zgjidhur me serbin dhe Murrizin? Kur theme Murrizi, nenkuptoj Lulezimin; kur theme Lulezimi; nenkuptoj Saliun dhe keta te gjithe bashke perbejne armiqte e shqiptareve. E kupton pse, lushnjar apo do te thush nje llaf e ben sikur nuk e kupton. Ju jeni fatkeqesia e te gjitheve dhe po nuk u futet ju ne shtrunge te mileni mire, s’ka te ardhme Shqiperia.