Shqipëria duhet të qëndrojë në anën e drejtë të historisë

21 Qershor 2018, 18:42Blog TEMA

Nga Namik Kopliku*

Populli shqiptar përjeton demokracinë pas rrëzimit të diktaturës në vendin e tij. Aktualisht Shqipëria është në përpjekje të vazhdueshme për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, për të arritur mirëqenie ekonomike dhe zgjerimin e demokracisë. Megjithatë, populli shqiptar ka dëshmuar në historinë dhe kulturën e tij se nuk qëndron indiferent ndërsa popujt e tjerë vuajnë. Siç ka thënë Martin Luther, “padrejtësia kudo është kërcënim për drejtësinë gjithëandej”.

Prandaj, ne nuk mund të injorojmë çfarë po ndodh në të gjithë globin dhe kërcënimet ndaj drejtësisë dhe lirisë në vende të tjera të botës. Në vitet e fundit, fundamentalizmi islamik dhe ekstremizmi kanë kërcënuar paqen dhe sigurinë në botë. Prej disa vitesh, në Irak, Jemen, Siri dhe Liban, miliona kanë vuajtur drejtpërdrejt nga efektet e ekstremizmit, veçanërisht fëmijët. Vetëm në Siri, mbi gjysëm milion fëmijë të pafajshëm, gra dhe burra janë therur e vrarë brutalisht dhe miliona të tjerë janë larguar apo përzënë nga shtëpitë e tyre dhe kanë marrë strehim në vende të tjera.

Me mbështetjen e Teheranit, regjimi i Bashar al-Assad ka lëshuar armë kimike kundër popullit të pambrojtur të Sirisë. Vendet e Evropës, duke përfshirë Ballkanin, nuk janë të imunizuar nga kërcënimet e ekstremizmit. Kur Ayatollah Khomeini, themeluesi i Republikës Islamike, erdhi në pushtet në Iran, regjimi i tij ringjalli rrënjët e ekstremizmit dhe fundamentalizmit, të cilat ishin refuzuar dhe harruar nga populli i rajonit. Dhuna dhe terrorizmi u bënë armët kryesore të ekstremizmit kundër demokracisë. Bashkësia ndërkombëtare shpreh shqetësimin për ndikimin dhe ndërhyrjen e Republikës Islamike në vende të tjera.

“Regjimi iranian karburantizon dhunë, gjakderdhje dhe kaos në të gjithë Lindjen e Mesme,” tha para pak ditësh presidenti i SHBA Donald Trump në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë. “Kudo ku të ndodheni në Lindjen e Mesme, kudo që ka një problem, Irani është atje.”

Administrata Trump tani është në krye të një koalicioni ndërkombëtar kundër ndërhyrjes së regjimit iranian në vendet e tjera, raketave balistike dhe ambicieve bërthamore të tij, si dhe trajtimit mizor të popullit të vet. Disa shtete të Europës dhe Lindjes së Mesme janë bashkuar me këtë koalicion. Si një vend me një histori të gjatë nën diktaturë, Shqipëria mund të luajë një rol të rëndësishëm në këtë koalicion. Teherani po shpenzon miliarda dollarë nga xhepat e popullit iranian për të mbështetur grupet terroriste në Lindjen e Mesme, Amerikën Latine, Evropë etj. Mullahët që kanë pushtetin në Iran eksportojnë terrorizmin dhe

paqëndrueshmërinë në vende të tjera për të ruajtur sundimin e tyre. Shumë zyrtarë të lartë iranianë, duke përfshirë liderin suprem Ali Khamenei, kanë pranuar se nëse nuk do të kishte qenë ndërhyrja terroriste e regjimit të tyre në vende të tjera, ata do të luftonin për mbijetesë në rrugët e qyteteve të Iranit.

Maryam Rajavi, një grua muslimane që beson në tolerancë, aktualisht është duke udhëhequr koalicionin më të madh dhe më të shquar të opozitës iraniane kundër mullahëve të Iranit. Në një fjalim të vitit 2007, Rajavi theksoi se kërcënimi i ekstremizmit dhe ndërhyrjes së Iranit në Irak dhe në vende të tjera është shumë më i rrezikshëm sesa programi i tij bërthamor.

Kjo deklaratë vjen përtej faktit që lëvizja e znj.Rajavi ishte partia e parë që zbuloi programin e paligjshëm bërthamor të regjimit iranian në vitin 2002 dhe që atëherë është një burim i besueshëm informacioni rreth aktiviteteve bërthamore dhe terroriste të regjimit. Megjithatë, politika e Perëndimit me synim zbutjen e qëndrimit dhe afrimin me regjimin iranian i mundësoi Teheranit që të filtrojë terrorismin e tij në vende të tjera.

Komponenti kryesor i opozitës iraniane është Organizata e Moxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI / MEK). Një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të MEK u zhvendosën nga Iraku në Shqipëri si rezultat i një marrëveshjeje midis Uashingtonit dhe Tiranës. MEK gëzon mbështetje të madhe nga figura të shquara politike, udhëheqës fetarë, juristë dhe veteranë ushtarakë anembanë botës, veçanërisht në Evropë dhe në SHBA. John Bolton, këshilltari për sigurinë kombëtare i Presidentit të SHBA Donald Trump, senatori John McCain, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut Rudy Giuliani janë midis disa figurave politike që kanë udhëtuar për në Shqipëri për t’u takuar me udhëheqjen e MEK.

Në mjaft intervista me median shqiptare, shumë prej këtyre personaliteteve kanë shprehur mbështetjen e tyre për MEK dhe znj.Maryam Rajavi, si alternativë demokratike ndaj sundimit autokratik të qeverisë së mullahëve në Iran. Në intervistat e tyre me mediat shqiptare, Bolton, Giuliani dhe shumë të tjerë kanë konfirmuar kapacitetin e MEK-ut për ndërtimin e një demokracie laike në Iran.

Shqiptarët janë krenarë për mbështetjen që i japin popullit iranian dhe lëvizjes së tyre të rezistencës për liri. Ata e konsiderojnë mbështetjen për demokracinë në Iran si një detyrë dhe një qëndrim që do ta vendosë popullin dhe qeverinë shqiptare në anën e drejtë të historisë.

*Bashkë-kryetar i shoqatës së miqësisë së popullit shqiptar me MEK

4 komente në “Shqipëria duhet të qëndrojë në anën e drejtë të historisë”

  1. Laveri says:

    Na nxoret mallin e kohes se merhumit me “levizjet Marksiste- Leniniste”, por ai u dergonte ca para dhe vepra aty ku ishin por ne Shqiperi u vinte kufirin te thana.

  2. Baliu says:

    Jo shqiptart nuk po qendrojne indiferent ndaj padrejtesive. Po dergojne ushtar gjithandej ku ka padrejtesi, kurse atdheun e tyre ua ruajne miqet, diqka shum ngjashem me kohen e sundimit otoman.

  3. Eagle says:

    Ne skemi nuke re hame kurse ti idiot merresh me plehrat e botes.Ata qe be e miliarda nga nafta ti marrin.Magjyp

  4. a.f. says:

    @ Kryetar i MEK-ut!
    Shtepia jone (Shqiperia) po gerryhet nga brenda dhe ti vazhdon ta shkallmosh me shume.
    Ne s’po mund te mbajme shqiptaret ne kete vend, ti kerkon te na e mbushesh me njerez te tjere.
    Kush s’eshte i zoti per veten dhe familjen e tij, nuk eshte as per komshiun, jo me te ndihmoje te huajt.
    Ore, po ju nga Shkodra dhe Kopliku, jeni te marre apo ju vrasin corapet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje