Kur PD përballet me problemin e saj të ardhshëm

19 Qershor 2018, 20:02Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Përballja e Erion Veliajt me komisionin parlamentar të mediave nuk solli ndonjë gjë të re në debatin  për teatrin kombëtar. Ashtu si shumë sherre të tjera të nxitura aty nga deputetët e opozitës, edhe kjo seancë pati si moment kulmor kapjen qesharake të tavolinave nga deputetët demokratë, që kërkonin ta nxjerrin jashtë kreun e bashkisë.

Përtej këtij episodi të parëndësishëm folklori politik, ajo çka tregoi përplasja e sotme, ishte temperatura e lartë që shkaktoi në rreshtat e opozitës, përballja me atë që mund të konsiderohet si problemi perspektiv i opozitës – Erion Veliajn. Kryetar bashkie me një bilanc që tashmë acaron nervat e PD dhe prish planet e saj për të pretenduar Tiranën në vitin e ardhshëm, Veliaj është shfaqur në krizën e teatrit Kombëtar si i vetmi element i spektrit politik që është përpjekur të afrojë, e jo të ndajë, opinionin publik dhe komunitetin teatror. Qeveria ka mbajtur pozicionin e saj të fortë, opozita i ka fryrë sa ka mundur zjarrit, kurse mediat kanë qenë gjithashtu të pozicionuara sipas interesave të tyre.

Duke ju deklaruar artistëve se projektin e teatrit do ta bëjnë bashkë javën, muajin apo vitin e ardhshëm, Veliaj ka hapur sërish një derë të mbyllur fort në dialogun mes aktorëve dhe qeverisë. E kjo e ka ekspozuar kreun e bashkisë së kryeqytetit si zjarrfikësin e një krize, ku ndërthuret moskuptimi, moskomunikimi dhe arroganca.

Paraqitja e kryebashkiakut Veliaj në parlament ka rrezikuar t’ja marrë shoun e përjavshëm nga duart opozitës. Dhe deputetët e kanë të vështirë të lejojnë dikë t’u marrë nga dora lodrën e përjavshme. Paçka se në parlament prodhohet prej shumë muajsh vetëm sherr dhe banalitet. Sjellja ndaj Veliajt e rikonfirmoi këtë gjë, duke na dhënë gjithashtu edhe provën se opozita po kërkon ta mbajë gjallë dhe të pazgjidhur, sa më gjatë, problemin e teatrit kombëtar.

Kriza e teatrit po mbahet me dhunë në suazën e emocioneve. Njerëzore dhe politike. Të cilat kanë gatuar së bashku një klimë përjetimesh sa të forta, aq edhe të deformuara. Spostimi i kësaj historie në terrenin e arsyes është e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund një kalvari qesharak dhe dëshpërues. Duke u ulur paqësisht me artistët, Erion Veliaj ka cënuar monopolin që opozita kujton se ka mbi ta. Dhe kjo çdo gjë mund të provokojë, përveç zgjidhjes që kërkon sot me të drejtë Ndrenika, Kabashi dhe bashkë me ta, edhe të gjithë shqiptarët që sodisin prej javësh një spektakël që nuk krahasohet asfare me artin e madh që ka prodhuar skena e Teatrit Kombëtar në vite.

8 komente në “Kur PD përballet me problemin e saj të ardhshëm”

  1. Altun says:

    Debil Senil ketu nuk eshte puna per teatrit por per qytetin qe po shkaterrohet.
    Sylesh si puna jote nuk e kuptojne qe mashtruesi Veliaj, po.mbjell pallate dhe jo peme. Po vjell beton dhe nuk po shton gjelberim.
    Derra te verber.

    1. Defrimi says:

      Minxhosi si gjithnje je shume i sakte dhe te krijon kenaqesi qe te lexosh shkrimet e tuaKurse ti Altun mbas ketij shkrimi te kulturuar duket sikur ke zhgaravitur duke share turp

  2. Xuxi says:

    Zoti Skender si gjithmon je prefekt ne shkrimet e tua.

  3. says:

    Kanë filluar pushimet verore (qepeni të gjithë).

  4. Plaku Xhuxhumaku says:

    O Nero, po ti je apo bo sikur je. Erjon Veliaj eshte ne nje vije me qeverine dhe ti ben sikur nuk e kupton apo vertet nuk e kupton? teatrin e Ri e mirepret kushdo, po lepuri fle ne vend tjeter, lepuri fle ke kullat qe do te behne bashke me teatrin se po te prishet teatri i vjeter e te behet nje i ri me parate e shtetit, pa u futur Fusha sh.p.k edhe aktoret e aq me pak opozita nuk kane per te thene jo. Eshte qeveria dhe Erion veliaj qe artificialisht e paraqesin kete pune sikur eshte fjala vetem te prishet apo te mos prishet teatri. Hajde Nero edhe ti i ke pese pare men ta kuptosh ket pune, po bon silur nuk e ke marre vesh akoma se ashtu ta do puna.

    1. shoku says:

      O Plaku, shyqyr qe e do teatrin e ri (me ne fund). Ja dhe kete qe thua se lepuri jane ato kulla, ç’te keqe kane aktoret’ A u be teatri i ri? A eshte me i bukur e me i sigurte? Edhe nese ndertohen ato kulla, a krijonje vende pune, a krijone zhvillim? Nuk me rruhet dhe as jam xheloz, se kush po i nderton, por di te them se Tirana do te duhet me e bukur. E nese Tirana ti vret syte apo kullat te dalin para ballkonit tend, ankohu.

  5. Gazeta Vlora says:

    Me gjithe respektin qe kemi, per pjesen e ndershme, te emancipuar me kulturen perendimore, ku kultura nuk percaktohet me leket, te asaje pjese te popullsie qe beson tek e djathta Demokratike, do ju thonim, se kalojne nje perjudhudhe te veshtire. Shqiperia nuk ka OPOZITE , nuk ka nje lider, nuk ka nje platforme reale bazuar ne reforma demokratike dhe inkurajim te kapitalit. Ironia qendron ne faktin se gjithshka eshte ngritur mbi baza te aferave korruptive, ku dominon sllogani , me tu ngritur nga gjumi : KUJT DO JA FUSIM SOT
    Sa keq per te gjithe shqiptaret e cdo besimi apo prioriteti politk .Mungesa e opozites , dobeson demokracine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje