Milionat e "oligarkëve" të pushtetit

18 Qershor 2018, 20:49Blog TEMA

Nga Xhovani Shyti

Pasi më parë njeri nga portalet e njohura për qëndrimin e tij të hapur kundër “gangsterizmit” zyrtar shtetëror publikoi shumën monetare të pensionit që përfiton kryeministri Edi Rama, si dhe tre presidentë, dy prej të cilëve ish dhe i treti në detyrë, në vijim të kësaj teme, po i njejti ka sjellë 60 funksionet zyrtare shtetërore që ligjërisht përfitojnë pensione pleqërie në shuma maramendëse, krahasuar me pensionet e pjesës tjetër të popullsisë. Dhe jo të asaj pjese të popullsisë që ushtron detyra të ulta, por edhe të nënpunësve të rangjeve të mesme, të cilët e ngrysin pleqërinë me pensione modeste 30 mijë lekëshe.

Ajo që bie në sy në raportimin e portalit në fjalë është fakti se me pensionet që i kanë paracaktuar vetes të qenët në majën e piramidës së pushtetit tregojnë se nuk mendojnë dhe veprojnë në emër të begatimit të vendit dhe taksapaguesve, por si të zhvasin për vete sa më shumë.

Në këtë pikë edhe Edi Rama, sikurse dhe ish presidentët Bujar Nishani, Sali Berisha,Ilir Meta etj., preferojnë të zbatojnë formulën e oligarkëve bisnesmenë: “Mbi gjithçka vetja ime”, edhe pse janë votëbesuar për të qenë menaxherë të mirë dhe jo përvetësues oligarkë.

Ish presidenti Bujar Nishani, sipas llogaritjeve që i ka bërë portali “Pamfleti.net”, pensionin total të pleqërisë e ka 167 mijë e 750 lekë të reja në muaj.

Sali Berisha i dalë në pension pleqërie i bie të përvetësoj 149 mijë e 770 lekë të reja në muaj, pensioni që mund të përfitoj Edi Rama llogaritet deri në 100 mijë e 500 lekë të reja në muaj, kurse pensioni i Ilir Metës shkon në 142 mijë e 200 lekë të reja në muaj.

 Ky është grupi i parë , pasi përveç tyre janë edhe 57 burokratë të tjerë që përfitojnë si pension pleqërie shuma nga 1 deri në 1.5 milion lekë (të vjetra). Dhe ja cilët janë, sipas të njejtit burim informimi: Zv/Kryeministri, të gjithë ministrat, Zv/Kryetari Kuvendit, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm, Kryetari i KLSH, Kryetari i SHISH,Shefi i Shtabit të Ushtrisë, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Zv/Kryetari KLD, gjeneralët e ushtrisë, kryepolicët me gradë “madhore”, deputetët e Kuvendit, anëtarët e KQZ, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, anëtarët e Gjykatës së Lartë, Avokati i Popullit, Kryetari i ILDKPKI, Kryetari Akademisë së Shkencave, Sekretarët e Shtetit, zv/ministrat, Shefi i Kabineti të Kryeministrit,Drejtori i Sigurimeve Shoqërore, Guvernator i Bankës së Shtetit,Zv/Guvernator i Bankës së Shtetit, Kryeinspektor i Bankës së Shtetit, Kryetar i Gjykatës së Apelit,Kancelar i Gjykatës së Lartë, Sekretarët e Përgjithshëm të Ministrive, Drejtor i ISKSH, Drejtor i Shërbimeve Qeveritare, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Drejtor i Përgjithshëm i Doganave, Zv/Kryetar i Akademisë së Shkencave, Sekretar Shkencor i Akademisë së Shkencave,. Zv/Prokurori i Përgjithshëm, Shef i Protokollit të Presidencës, Kryetari i Komitetit Olimpik, Drejtor i Përgjithshëm në Ministri, Drejtori i RTVSH, Zv/drejtori i RTVSH, Drejtor i ATSH, këshilltarët e Presidentit, këshilltarët e Kuvendit, këshilltarët e Kryeministrit, këshilltarët e ministrave, Avokati i Shtetit, Kryetari i Arbitrazhit Shtetëror, prefektët, Rektori Universitetit të Tiranës, ambasadorët, Atasheu Diplomatik, Kryetarët e këshillave të qarqeve, Drejtor i Arkivës Qendrore.

Në sjelljen e tyre përvetësuese “burrat e shtetit shqiptar” veprojnë njësh me “gangsterët”, pa dashur t’ja dinë as për moralin e ulët që shpërfaqin dhe as për paratë e taksapaguesve, nga buxheti i të cilëve dalin shumat e pensioneve të tyre milionëshe. Ligjin e kanë qepur siç u duhet, për të mos lenë atakim në vendimarrjet e paturpëshme.

Të panginjur me përvetësimet dhe privilegjet e kohës së qënies në pushtet, me ndihmën e sejmenëve parlamentar i kanë ligjëruar vetes të përvetësojnë milionat në pleqëri si shpagim për ushtrimin e një veprimtarie zyrtare që përgjatë 30 viteve të ikura e ka renditur Shqipërinë ndër vëndet politikisht e shoqërisht më problematike, financiarisht më të varfërën e Rajonit, kurse shqiptarëve i kanë mbrujtur vetëm një dëshirë të flaktë: Arratisjen sa më parë nga vendi.

Ndaj nuk meritojnë as dhjetra milionat e përvetësuara gjatë karrierës zyrtare dhe as milionat e pleqërisë, por fatin e Pinoçetit, të cilin, megjithë kalvarin e gjatë, drejtësia kiliane e shtyri në dorë në pleqërinë e tij të thellë…/ CNA.AL

4 komente në “Milionat e “oligarkëve” të pushtetit”

  1. Tosi says:

    Hak na e bejne kur gjejne nje popull te ngordhur qe ri e ben sehir sesi e ngordhin cdo dite nga pak. Tani ka mbetur te na marin dhe grate e motrat e me to te krijojne haremet e tyre. Turp kryekrimineli Sali Berisha na coi ne lufte, u vrane mijera e u renua gjithe vendi, vrau ne Gerdec dhe ne protesten e 21 janarit, grabiti ci dashti qejfi dhe ka miliarda e ai do te dale ne pension pleqerie me miliona leke pension. Edi Rama po mbjell varferine tone, po na grabit e po e perdor qeverine vetem per interesa te vetat e sojit te tij te rilindjes dhe do mare pension pleqerie miliona leke. I pangopuri Ilir Meta, beu i Skraparit dhe i pllakave te Tomorrit, qe ka grabitur dhe grabit thesare e gjithcka do marre pension pleqerie miliona leke, keshtu dhe ai Nishanlliu qe ben sherr budallain. Kjo eshte kulmi i talljes dhe i fyerjes qe na behet. Do perfundojne si Pinoceti thote ky gazetari po une nuk e besoj. Vetem po deshen amerikanet, keta ja shkerdh… robt ketyre si ja shkerdh…Pinocetit pa nga ne shqiptaret e ka hymrin te gjate kjo race shkateruesish.

  2. Niku says:

    Hallall plako, zotin i ke lujt po nuk çajn trapin keta. Kena hajna me tepri, naj nuk bojm prokopi. Na ka zon e keqja plako, osh e keqe qnuk hiqet me shkrime po me dajok ligji. Ligji sekzisto kshu qe jena tdenum me pa kta legenat si na e grabisin paret.

  3. @autori says:

    Ne shtete europiane, qe jane shume here me te pasur se ne, here mbas here jane rishikuar dhe reduktuar pensionet e zyrtareve te larte. Edhe tek ne duhet te kete kritere kufizimi per pensionet e suplementarere. aq me teper qe zyrtaret tane te larte, ne pergjithesi abuzojne me parane e shtetit duke perfituar me shume se sa u takon.
    -Mos te kete pensione te larta me shume se 3 fishi i pensionit te plote mesatar qe jepet ne Shqiperi.
    -Deputetet e listave partiake (proporcionale), te perfitojne pensione te reduktuara suplementare.
    -Te reduktohet lista e zyrtareve te larte qe perfitojne pensione suplementare.
    -Te zbatohet vetem ligji per pensionet dhe te hiqen pensionet suplementare me VKM.
    -Te gjitha kursimet nga keto shkurtime te shperndahen ne pensionet minimale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje