Nga Enver Robelli
Populistët nuk mund të jetojnë pa fushata permanente elektorale. I tillë është edhe kancelari austriak Sebastian Kurz. Para disa ditësh ai mori një vendim të duhur: vendosi të mbyllë disa xhami dhe të dëbojë imamë që financohen nga Turqia. Por, mënyra se si e kumtoi këtë vendim, tregon se ai nuk heq dorë nga populizmi: herët në mëngjes, bashkë me disa ministra, ai doli para opinionit për të treguar se çfarë do të bënte qeveria e tij kundër fanatikëve islamikë. A ishte kjo e nevojshme? Jo. Sepse Austria nuk ishte sulmuar nga terroristët. Synimi i popullistëve austriakë ishte të dramatizojnë situatën.
Populistët duhet të jenë 24 orë në fushatë elektorale. Kurz thotë se ai është meritor për mbylljen e rrugës ballkanike përmes të cilës vinin refugjatët. Kjo nuk është e vërtetë. E vërteta e madhe është se Turqia u ka bërë strehë rreth 3 milionë sirianëve dhe ka lidhur një marrëveshje me Bashkimin Europian për të penguar ikjen e tyre në shtetet anëtare të BE-së. Mund të kritikohet pa masë regjimi i Ankarasë për shkeljen e të drejtave demokratike dhe të njeriut, por sa i përket refugjatëve sirianë Turqia ka treguar solidaritet të madh.
Për të mbyllur gjoja rrugën ballkanike Kurz përkrahu në zgjedhjet maqedonase diktatorin e vogël të Shkupit, Nikolla Gruevskin. Pa sukses. Ditëve të fundit burime të ndryshme diplomatike dhe media kanë njoftuar se Kurz prapa kulisave është duke i bërë presion qeverisë së Shqipërisë që të hapë kampe për pranimin e refugjatëve. Ata do të qëndronin në Shqipëri, ku nuk ka sistem atraktiv social si në Austri dhe vende të tjera perëndimore. Kundër kësaj ideje ka protestuar komisioneri i BE-së, Johannes Hahn, përndryshe koleg partiak i Kurzit. Hahn tha se ishte kundër që vendet e Ballkanit të shndërrohen në «parking» për refugjatë.
Pikërisht këtë po e synon Kurz, duke u përpjekur të instrumentalizojë Shqipërinë në betejën e tij për t’u bërë udhëheqës i të djathtës radikale në BE. Qeveria e Edi Ramës nuk duhet të bëhet pjesë e këtyre lojërave të ndyra. Numri i refugjatëve që vijnë në BE ka rënë ndjeshëm që nga viti 2015, kur erdhi vala e madhe. Me politikat e tij alarmante kundër të huajve, Kurz po zhvillon një fushatë edhe kundër kancelares gjermane Angela Merkel, e cila akuzohet se ka gabuar rëndë kur më 2015 hapi dyert për pranimin e qindra-mijërave refugjatëve sirianë.
Në këtë betejë Kurz ka krijuar aleancë me ministrin e Brendshëm gjerman Horst Seehofer, kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder, ministrin gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn. Qëllimi i të gjithë këtyre është dëmtimi dhe – herët apo vonë – rrëzimi i Angela Merkelit. Edi Rama nuk duhet të bëhet pjesë e kësaj loje. Rama duhet të insistojë që Shqipëria do të japë kontributin e saj për të zbutur krizën e refugjatëve vetëm nëse ekziston në ujdi brenda vendeve të BE-së.
Ditëve të fundit ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer nga CSU (partia simotër e CDU-së së kancelares Angela Merkel) ka paralajmëruar se çdo refugjat që do të vijë në Gjermani do të dëbohet në kufi nëse është regjistruar në vende të tjera të BE-së. Merkel insiston që zgjidhja të gjendet në bisedime me vendet e BE-së, sidomos me Italinë, Spanjën, Greqinë, ku hyjnë shumica e refugjatëve. Se si do të përfundojë kjo dramë mbetet të shihet në ditët në vijim.
Mendojm që keshilltarët e tijë i flasin mirë për vëndin tonë në ktë 6 mujor të presidences se BE-së.
Kurtziu nji njomeshtak nazist kerkon te perdore Shqiperine per qellimet e tija antishqiptare.Rama duhet ti thuaje ik pirdhu kancelarit austriak.Megjithese austria merr kryesine e radhes se Be duhet ta fleme mendjen se mund te kemi ndonje gje ne dobine tone ne kete peridhe.Rama nuk duhet te behet ne asnje menyre pjese e planeve te Kurtziut.
Nuk eshte e vertete se Turqia ka treguar solidaritet me sirianet. Turqia ne marrveshje me BE-n dhe me milionat e BE-s ka ndertuar kampe te refugjatve ne Turqi, pra ngjashem me kerkesat e Kurcit per ndertimin e kampeve te refugjatve ne Afrike, apo ne “token e kerkujt” simbas Kurcit, pra ne Shqiperi. Derdogan e ka kercnuar BE-n shpeshehere se nese nuk i plotesohet qdo deshire nga BE-ja, ai do ti detyroj refugjatet e strehuar te marshojne drejt BE-s, perkunder marrveshjes dhe milionave te paguar. Nuk eshte hera e pare qe Shqiperia shihet si oborr mbas shtepie nga miqet e saj, si p.sh. per asgjesimin e helmeve kimike, per djegien (apo “zhdukjen”) e mbeturinave, per stacionimin e refugjatve etj., etj.. Deri tash parimi i arte i “real politikes” shqiptare ka qene: mos e kqyr pazarllakun, por kqyre kallabllakun. Normal qe Kurci do te jap premtime (te thata) se gjoja do ta perkrah hyrjen e Shqiperise ne BE, nese Shqiperia behet viktime e ekstremit te djatht austriak. Ndoshta do te jet ky nje tundim i “parezistueshem”.
As Edi Rama dhe as Brukseli nuk janë aq budallenj sa të bien në kurthet dritshkurtra të ndonjë diplomati manipulues. Me gjithë joshjen që mund t’i ofrojnë Edi Ramës duke i premtuar miliona për ndërtim dhe mirëmbajtje kampesh, Evropa në atë mënyrë do të bënte një autogol të tmerrshëm, sepse një parking muslimano-shqiptar i Ballkanit do të ishte më tërheqës për arabo-islamikët se sa një ambient i krishterë. Kësisoj, Shqipëria si një trampolinë refugjatësh do të kthehej në një makth për Evropën. Ashtu si dhe për vetë Shqipërinë.
Enver , mua me dukesh si filoturk, Ti thua Austria nuk sulmohej nga terrorizmi prandaj beri gabim qe mbylli xhamite ,Joo Enver e para je shum i vogel per te konsideruar cdo faktor ne terren qe mund te vije nga sherbimet inteligjente ,dhe ne kete pik duhet ta pranosh qe je ne erresire totale informative e te fakteve konkrete,per cka ndodh pas fasade me keta Imame e keto xhamira qe mbijne perdite si kerpudha pas shiut neper Europe,duke e tjetersuar pak si shpejt identitetin fetar dhe kulturor te ketyre vendeve, e dyta ti enver vet e pranon qe keta financohen nga Turqia,me fal Enver po cfare e di ti Austrine ,rrumpallehane si Shqiperia qe mund te hyje kushdo e te beje cfaredo e te ta beje vendin tend te shenjte corap deri aty sa te te thote shkruaje edhe njehere historine nga e para se ashtu me mgrefet mua edhe te te fyeje Heroin Kombeta duke e mbuluar me Carcaf bash mu ne mes te kryeqytetit, ti thua Austria nuk kercenohej nga terrorizmi, me fal te te pyes , nga e di ti kete, cfare statusi ke konkretisht kur vjen puna tek ky konstatim gjeopolitik i rendesishem, sepse une e di qe terrorizmi eshte Kercenim global dhe asnje vend nuk eshte imun ndaj tij.Ti ithur elozhe Turqise se po mban x miljon refugjate po harron qe se pari Turqia nuk duhet te shmange pergjegjesite e saj per cka ndodhi dhe po ndodh ne Siri e perreth kur dihet boterisht qe Turqia dhe disa vende te tjera islamike te gjirit finacuan kete gjakderdhje te jashte zakonshme dhe pjesa me e madhe e luftetareve te ISISIT kalonin ne front ,prej nga do te thash ti ?…… NGA TURQIA, po volumi me i madh i shkembimeve tregtare dhe i karburantit te vjedhur kontrabante qe mbajti ne kembe potencialin ushtarak mizor te ISIS it ku kryhej ?……NGA TURQIA, cili vend po i hedh benzine zjarrit edhe sot duke nderhyre diten per diell ne territorin sovran te nje shteti tjeter pa kurfare rezolute te OKB dhe ne kundershtim te hapur me te drejten nderkombetare cili eshte ?……TURQIA.E pra pik se pari Turqia po korr ate qe ka mbjelle ne SIRI,dhe e dyta , fakti qe i mban keta rrefugjate nuk eshte e thene se mund te mos i leshoje, nuk eshte e thene se nuk merr ndihma ne kompensim, nuk eshte e thene se pergjerohet per shpirtin e tyre perderisa here pas here kercenon se do ti derdhe rrugeve te Europes, dhe nuk eshte e thene se jane nje barre kaq e rende kur per krahasim SHQIPERIA mbajti gati edhe njehere sa populli i vet rrefugjate te KOSOVES ne kohen e luftes dhe nuk u ankua tek askush.Sa per ate qe keto politika te Austrise i quan te “NDYRA”(vetpermbahu Enver se gazetari duhet te jete objektiv jo viktime e emocioneve si frika urrejtja cmira qe mund te ta erresojne shqisen e objektivitetit) duket Enver se ke nje lloj frustrimi te brendshem e pse jo nje lloj frike se keto politika do te krijojne nje lloj modeli i cili do te sherbeje si nje precedent qe mund ta ndjekin edhe shtete te tjera qe do ta qerroje Europen nga kercenimi per ingjerenca fetare e politike te cilatdo karakteri dhe fondamentalizmit ne rritje, keto masa qe une i pershendes jane nje sinjal i forte edhe ketu ne Shqiperi per te qene sycele dhe te forte kur vjen puna per ceshtje te ketilla.Sa per ate ceshtjen e RAMES qe po instrumentalizohet nga KURZ dhe “klani” i tij per ti a futur MERKELIT, me vjen keq ENVER po ja ke futur pordhes kot, personalisht nuk kam ndonje simpati per Ramen, por thirrja jote me tepr me duket nje kercenim i sponsorizuar nga dikush tjeter qe flet me emrin tend, duke i thene RAMES mos u bej me KURZin se ky don tia fuse MERKELIT, se po e mori vesh Merkeli te piu e zeza , perfundimisht Enver pervec 1 apo 2 konstatimeve ky shkrim si analize eshte nje zero me xhufke dhe duket qe eshte i sponsorizuar nga dikush qe keto lloj politikash qe po lindin ne europe si pasoje dhe si nevoje dhe jo si mode NUK I PELQEN