Ditët e fundit ka pasur një debat në shtypin tonë për një inisiativë ligjore që kanë ndërmarrë disa operatorë televizivë privatë në Shqipëri, të cilët, në thelb, kërkojnë që, nga pagesa e konsumatorit shqiptar për taksën e aparatit televiziv, që është 1200 lekë në vit, të përfitojnë dhe ata. Arsyetimi i tyre është ai që kanë bërë më parë edhe vende të tjera si Britania, fjala vjen, e cila ia hoqi këtë taksë BBC-së dhe zgjodhi kriterin e audiencës.
Përsa kohë që publiku nuk shihte vetëm atë kanal, por shihte më shumë kanale të tjera, nuk kishte kuptim që publikut t’i merrej një taksë për një shërbim të padhënë. Nëse ju kujtohet kjo ishte arsyeja që edhe seksioni shqip i BBC-së në Tiranë u mbyll.
Ky arsyetim vlen edhe për Shqipërinë. Personalisht mendoj që shqiptarëve ose duhet t’u hiqet taksa për aparatin televiziv që paguhet për RTSH-në (gërdallën publike, siç thuhet në zhargonin e rëndomtë) ose ajo duhet të ndahet në mënyrë të tillë që të shpërblehen ata operatorë që ia ofrojnë publikut këtë shërbim. Mirëpo kjo është ana parimore e problemit. Ndërkaq ka edhe një anë tjetër që është konteksti shqiptar.
Siç dihet sistemi i medies vizive në vendin tonë do të kalojë nga analog në dixhital. Platformat mbi të cilat do të realizohet ky shërbim ishin pesë dhe janë bërë shtatë. Është shumë e paqartë se çfarë do të ndodhë neser.
Sa do të paguajnë shqiptarët për të siguruar shërbimin televiziv privat apo publik, por një gjë është e sigurtë që tashmë ky produkt është liberalizuar dhe në kushtet e epokës dixhitale, shumëllojshmëria e mundësive për të patur akses në një medie të caktuar rritet pafundësisht.
Ndërkaq, në Shqipëri vazhdon e njëjta rutine kriminale prej më shumë se 20 vjet dhe shqiptarët vijojnë të paguajnë një taksë për një gërmadhë si RTSH-ja, e cila, jo vetëm që mban mijëra njerëz të paaftë, por është kthyer në një institucion pa asnjë vlerë në tregun mediatik. Nga kjo pikëpamje, çdo reformë që mund të bëhet në këtë drejtim, pra për t’ia hequr financimin publik një strukture parazite dhe joproduktive, është e mirëpritur.
Mirëpo ajo qeveri që po mbështet këtë nismë drejtohet nga Edi Rama, i cili, siç e dimë të gjithë, për të zgjedhur Thoma Gëllçin që tani është me PD-në kundër kësaj nisme të operatorëve privatë dhe të mbështetur nga qeveria, ndryshoi ligjin për RTSH-në, vuri në krye të Këshillit Drejtues një marionetë që e urdhëroi të vendoste atë drejtor që donte ai dhe të merrte në krye të punëve pjesën e e flakur të TOP Chanel-it për ta kthyer atë gërmadhe në një magazinë ku luhet play station.
Marrëzitë e Edi Ramës dhe deliri i tij për ta bërë ujin verë, nuk kufizohen vetëm këtu. Ato e ndotin dhe e bëjnë çdo inisiativë racionale të paragjykueshme, sepse në stilin e punës së tij është vetëm deliri i njeriut narcizist dhe mediokriteti i ngritur në art.
Ndërkohë që operatorët privatë që kërkojnë me të drejtë të rishikohet ligji për taksën e aparatit televiziv, janë në të drejtën e tyre dhe meritojnë të përfitojnë nga ajo taksë që është konceptuar si shërbim për televizorin që mbajmë ndezur në shtëpi, ata, ndërkaq, janë të paragjykuar, sepse njeriu që e mbështet këtë nismë është po ai që bëri të pamundurën derisa ndryshoi ligjin që RTSH-në ta bënte zgjatim me mbeturinat e TOP-Chanel dhe në krye të vinte atë që donte ai dhe interesat e tij.
Diskutimi tjetër që bëhet sot është edhe ai për blerjen apo shitjen e privatëve tek qeveria dhe klientelizmi si filozofi.
Shqipëria është ndërtuar si një marrëzi pa inventar. Në këta tridhjetë vjet askush nuk e mori vesh dhe askush nuk e kuptoi se çfarë është publike dhe çfarë është private.
Vendi është i pllakosur nga kanceri i 25% -it që kompanitë private paguajnë te zyrtarët kriminelë e të korruptuar për çdo punë publike që kryejnë. Kam mbledhur në këto kohë me dhjetëra histori tronditëse nga sipërmarrës që fitojnë tendera nga fondet publike dhe që administrohen ose nga qeveria ose nga bashkitë. Janë histori rrëqethëse.
Për fat të keq, Edi Rama jo vetëm që nuk bëri asgjë për ta ndaluar këtë kancer, por e la të maiset dhe sot është bërë një sindromë që ka prekur çdo qelizë të veprimtarisë publike shqiptare. Ne këto kushte, në më shumë se një rast, kam deklaruar dhe deklaroj përsëri se të bësh biznes në Shqipëri, të krijosh një sipërmarrje këtu, është heroizëm.
E kam thënë edhe njëherë tjetër dhe po e përsëris , TV Klan, fjala vjen, është operatori më i përfolur në Shqipëri dhe pronari i saj Aleksandër Frangaj është njeriu që ka shfrytëzuar të gjitha qeveritë që të përfitojë miliona e miliarda. Për mua dhe shumë të tjerë ai është modeli që unë nuk e dua dhe nuk e ndjek, por kjo nuk do të thotë se ai nuk ka të drejtë të zhvillojë biznesin e tij.
Për mua, më kriminale është të veprosh si Edi Rama e kryeministrat e tjerë që mbajnë në këmbë një rangallë si RTSH-ja me paratë publike. Ndërkaq, përballë modelit të Klanit është TOP-Chanel, është modeli ekselent i ideuar dhe ndërtuar nga një gjeni që ka nevojë të mbështetet e të frymëzohet ashtu siç është edhe televizioni që drejtohet nga Karlo Bolino, i cili në disa vjet ndërtoi dy televizione në vend dhe të dyja i bëri të suksesshme. Nëse ka një hapësirë të mbuluar me ligj për aparatin televiziv përse nuk duhet të favorizohen këta operatorë që realisht ndiqen nga publiku ?
Përse shqiptarët duhet të paguajnë taksën e aparatit për një operator që ashtu si Ujësjellësi ua çon sinjalin me orar vetëm kur ka ndeshje që ata i kanë blerë me paratë tona.
Si përfundim. Në analizën për të bindur publikun dhe institucionet e interesuara, operatorët privatë shprehen se ky financim do t’i ndihmojë ata që të përsosin produktin e tyre. Kjo është një gënjeshtër e madhe.
Debati për përmbajtjen e asaj që prodhojnë mediet tona është një problem tjetër. Mirëpo ky nuk është vetëm problemi ynë.
Te ne idotësia, mediokriteti, promovimi i anivlerave, narcizizmi dhe lufta për të mbushur ekranet me budallaçka të bukura dhe me budallenj analfabetë i ka kaluar kufijtë. Por të mos harrojmë, në një pjesë të madhe, kështu ndodh me televizionet gjithandej botës.
Eshte si puna e takses se rruges se kombit, qeveria po ecen me te njejten filozofi. Tjetra qe doja te dija, po dikush qe nuk e perdor fare televizorin apo qe ka nje shtepi ne shqiperi se ciles i paguan ujin dhe dritat por nuk jeton aty perse duhet te paguaje taksen e televizorit, perse duhet te paguaje me detyrim nje takse per nje sherbim qe nuk e perdor? Nqs rruget do behen me pagese dhe do paguajne ata qe i shfrytezojne perse per tarifen e televizorit duhet te paguajn si ata qe e perdorin si ata qe nuk e perdorin?
Eshte si puna e takses se rruges se kombit, qeveria po ecen me te njejten filozofi. Tjetra qe doja te dija, po dikush qe nuk e perdor fare televizorin apo qe ka nje shtepi ne shqiperi se ciles i paguan ujin dhe dritat por nuk jeton aty perse duhet te paguaje taksen e televizorit, perse duhet te paguaje me detyrim nje 88takse per nje sherbim qe nuk e perdor? Nqs rruget do behen me pagese dhe do paguajne ata qe i shfrytezojne perse per tarifen e televizorit duhet te paguajn si ata qe e perdorin si ata qe nuk e perdorin??
Eshte si puna e takses se rruges se kombit, qeveria po ecen me te njejten filozofi. Tjetra qe doja te dija, po dikush qe nuk e perdor fare televizorin apo qe ka nje shtepi ne shqiperi se ciles i paguan ujin dhe dritat por nuk jeton aty perse duhet te paguaje taksen e televizorit, perse duhet te paguaje me detyrim nje 88takse per nje sherbim qe nuk e perdor? Nqs rruget do behen me pagese dhe do paguajne ata qe i shfrytezojne perse per tarifen e televizorit duhet te paguajn si ata qe e perdorin si ata qe nuk e perdorin???
Me ne fund nje analize me kembe ne toke. Profesor ngrijeni zerin ne kete llum mediatik, qe fatkeqeisht ushqehet dhe nga ish nxenes tuaj.ketu logjika ka marre fund e dalin lloj lloj palacosh te komentojne cdo gje.
Yzeiri thot;
TV shteteror eshte ne te drejten e tij te na e rris taksen e tv nga 1 mij ne 1.5 mij lek ne muaj.
TV private(edhe Karo Bolino) jane ne te drejten e tyre te fusin duart ne xhepet tona.
Po ne qytetaret, o Yzeir, qe nuk na e ndjen nese ekzkston tvsh top kanali, klani, Kar Bolino, Nuk p paskemi te drejta??
Po ne qytetaret, qe do te paguanim vetem qe kjo llubetire e quajtur media televizive te mos ekzistonte, a nuk kemi te drejta???
………………
A nuk jane bere pale televizionet, edhe ato te Kar Bolinos se Bunkartit dhe Bexhetit te Agonit, me cdo lloj krimineli e te korruptuari kunder nesh???
…..
Yzeir, me kete shkrimin e sotem lepeires ndaj top kanalit dhe Kar bolonos, je pozicionuar njesoj si lepires tarifa me ligjin e arsimit te larte pro qilit dhe kunder Shqiptarve??
Yzeire, a mendon se nuk i paguajm ne qytetaret tv private, edhe ate te karboninos dhe vjollces, indirekt nepermjet reklames??
Yzeir, pse duan me teper para keto Tv, shteterore dhe private……per te paguar Paga si ato te Fevzo fantomasit????
Per te kuptuar sa kot e ke trajtuar kete ceshtje Koncesionare, hidhi nje sy shkrimit te Bushatit.
Ke te drejte profesor. RTSH eshte nje germadhe qe zor se mund ta ngreje njeri ne kembe. Me pare kishte nje kanal qe nuk ndiqej, tani ka disa te tille.
Ketu kane faj te gjithe hajdutet qe e drejtuan ate ndermarje pas vitit 1998, se atehere eshte viti kur doli ne mode vjedhja ne Shqiperi. Me pare drejtonin dogmatiket dhe militantet.
RTSH nuk ka pavaresi. Tani ka rritur numrin e programeve, por kjo nuk mjafton. Emisionet “duhet te jene jo vetem te mira, por me te mira se sa te te tjereve”. Po a e di kete Thomai?! Ku te kete mesuar , kur ishte roje ne Amerike! Apo ndoshta kur punonte ne paradhomen e Metes kur ky i fundit ishte kryeminister !!!
Ti e mban mend shume mire si u zgjodh “i pêrgjithshmi”! U zgjodh ai qe kishte programin me bosh dhe qe s’ia kishte haberin nga TV! ça do presesh nga nje drejtim i tille. Une them qe me mire beje gati edhe nje 1000 lekshe tjeter ne muaj se per privatin apo shteterorin, rilindja ka vendosur t’ia marri popullit edhe kete takse.
Je i madh o shoku.I ke thene te gjirha.Ca do qe te shkruajm sdo kete kuptim
I ke shkuar problemit ne thelb nga ana sociale dhe mendoj se je nje nga analistet me objektive te Shqiperise.
Vetem se hesapet e vjedhjes dhe grabitjes qe i behet ketij populli, me duket se jane me shume se 25%..
…25% te tenderave dhe koncesioneve qe marrin nen dore te gjithe batakcijte e zyrave te shtetit, qe jane para informale, eshte vetem maja e ajsbergut, per te cilen ti thua se “ke mbledhur dhjetra histori tronditese”.
…Po kaq, 25%, (ndoshta edhe me shume) shperndahen ne menyre formale ne te gjitha hallkat e ndryshkura te administrates shteterore, per te magazinuar vendet e panevojshme te punes dhe paaftesine e zyrtareve publike.
…25% te tjera i rremben cilesia e dobet ne te gjitha investimet e shtetit, per te cilat nuk mban pergjegjesi asnje sipermarres, sepse shteti qe eshte investitor “e ka gelltitur lugen e corbes”, qe ne krye te punes.
…Perfundimisht, ne rastin me te mire “kokoshi katandiset nje thele” ose si i thone ne gjuhen turke, cyryk (1/4).
…Cyryk ne ekonomi, cyryk ne politike, por sidomos cyryk ne shtetformim.
Televizionet private jane mbeshtetur ne fitim, me normat e ndermarjeve private, dhe pronari i tv_se fut ne pune ke te doje e transnenton cti doje qejfi. Prandaj te japesh parate nga publiku eshte krejt idiotesi. Le ta bejme shqiperine si Anglia dhe mandej te adaptojne normat angleze. Jo vetem qe nuk duhet perfituar nga pagesat e takses televizive, perkundrazi si ndermarje private duhet te paguajne takse per shfrytezimin e frekuencave qe konsiderohen si pasuri publike
Jo Yzeir ,ke gabuar me dashje .Ka nje zgjifhje me te thjeshte.Asnje qindarke per tv private.Tv shteteror ose publik duhet te rrite cilesine ,llojshmerine ,me programe qe detyrimisht duhet te jene ne te miren publike .Drejtuesit e tv ,qe nga drejtori i pergjitheshem duhen zgjedhur mbi bazen e rezultateve ,me konkurim te hapur .Kush nuk arrin rezultat ,largohet .Ka plot djem dhe vajza te reja ,me kulture perendimore ,me ide ,me aftesi krijuese qe brenda nje kohe te shkurter mund ta nxjerrin tv shteteror ne krye te shikueshmerise .Natyrisht drejtuesit e programeve me te rendesishme duhen paguar mire ,,,,sic paguhen menaxheret e nderrmarrjeve shteterore ne perendim .Administratoret e ENI..Finmekanikes ,Hekurudhave ,te Rait ,paguhen shume here me shume se kryeministri .Mjafton qe ne RTSH te zbatohen rregullat qe zbatohen ne tv europiane .Lere Britanine ne boten e vet o Yzeir ,nuk eshte shembull per ne Britaniket ,pas luftes se 2 b.megjith fitoren ,nuk votuan Çurcillin …Jane bote tjeter.Privatet po te jene te afte mbijetojne,ne te kundert falimentojne ,si cdo privat .Sepse edhe nje biznes qe prodhon qumesht ,ben nje te mire publike ,ndoshta me te madhe se nje tv rrugaç privat ,por po nuk shiti falimenton .Qarte besoj .