Për nënën e të gjitha llojeve të dhunës

10 Qershor 2018, 20:21Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Vrasjet e vajzave dhe grave nga burrat shqiptarë, nuk kanë kurrfarë lidhje me atë që mediat menjëherë nisin e i etiketojnë si “krime pasioni”. Fjala pasion rrjedh nga latinishtja, “passio” që do të thotë vuajtje, vetmohim, durim, ndjenjë, emocion shumë i fortë ndaj një personi apo diçkaje. Në qytetërime, religjione ose në filozofi të ndryshme, kontrolli i pasionit të orientuar qoftë nga vlerat e larta apo të ulëta, konsiderohet si një virtyt.

Fakti që kronikat e mediave tona janë të mbushura çdo ditë me lajme dhune, sulmesh dhe vrasjesh ndaj grave, vajzave, nënave dhe motrave tona, tregon se nuk kemi të bëjmë me raste të veçuara individësh të pushtuar nga demonët e çastit. Kjo tregon se kemi të bëjmë me tendencë, me një fenomen shoqëror. Një fenomen i cili në 27 vjet, ka prodhuar një listë prej qindra viktimash të një lufte të pashpallur. E cila nuk është gjë tjetër, veçse një luftë kulturash, civilizimesh dhe qytetërimesh brenda shoqërisë sonë.

Eshtë lufta e dy botkuptimeve të një shoqërie që udhëhiqet në njërë anë nga kultura neotomane, e nga ana tjetër nga kultura e lirisë, e hapjes dhe e qytetërimit perendimor. Eshtë lufta e të vjetrës, me të renë. E të shkuarës, me të ardhmen. Eshtë lufta e një populli të varfër e të mbyllur, të shtypur e të pushtuar nëpër histori, që po vrapon të kapi rrjedhat e modernitetit, duke shijuar frutet e lirisë dhe të hapjes së kufijve dhe mendjes.

Eshtë një luftë, rrënjët e së cilës janë të thella në historinë tonë të largët e të afërt. Një luftë e gjatë e cfilitëse, që vijon të mos bëjë kurrë armëpushim, duke shënuar çdo ditë viktima të reja, për shkak se ushqehet nga një model dhune. Shqipëria për fat të keq në jetën shoqërore, është një vend ku morali i forces, duket sikur ka triumfuar mbi forcën e moralit. E për rrjedhojë, çdo gjë përpara se të kërkohet të zgjidhet me virtyt, nis e zgjidhet me forcë, me dhunë, me pasione e lojëra të errëta e të ulëta, me filozofinë e asgjesimit të kundërshtarit e konkurentit apo të kujtdo tjetër, që nuk të bindet dhe që nuk bën atë që dëshiron më i forti.

Ashtu si varfëria shpirtërore është nëna e të gjitha varfërive, edhe dhuna verbale është nëna e të gjitha llojeve të dhunës. Eshtë dhuna verbale e elitës sonë politike, që bombardon çdo ditë me gjuhën e saj më shumë se kundërshtarin, jetën e gjithë qytetarëve të vet. Eshtë gjuha e luftës dhe e zjarrit që del nga goja e liderëve tanë. Eshtë gjuha e thënies së të fundit, të parën. Kjo mënyrë të funksionuari, ka pushtuar prej vitesh gjithë hapësirën tonë publike, jetën e secilit prej qytetarëve dhe të të gjithë vendit, duke u shndërruar në një kulturë dhe mënyrë të re jetese.

Dhuna permanente verbale, sharjet, fyerjet, denigrimet, kërcënimet, kacafytjet dhe konfrontimet fizike në rrjetet sociale, në tubimet dhe takimet publike, në mbledhjet e komisioneve dhe senacave plenare të Parlamentit, në konferencat e shtypit, në banaqet dhe debatet televizive, kanë krijuar psikozën e një lufte të pambarimtë. Një lufte që mbahet në këmbë, nga zbatimi në praktikën shoqërore i ligjeve të xhunglës, përpara atyre të shtetit ligjor si në popujt dhe shoqëritë e kultivuara e qytetëruara.

Eshtë më së shumti kjo filozofi, kjo kulturë, kjo mënyrë të funksionuari e jetese, kjo luftë e pambarimtë dhe e pakuptimtë verbale, që ushqen duke mbajtur në këmbë, të gjitha luftrat e tjera më të vogla, brenda shoqërisë sonë. Duke stimuluar dhe prodhuar në këtë mënyrë, modele të tjera, identike apo të shtrembëruara, që e shtrijnë kulturën e tyre të dhunës deri tek individi dhe tek qeliza bazë e shoqërisë, familja.

Eshtë koha tu biem fort këmbanave të një alarmi, që duhet të dëgjohen nga veshët e të gjithë shoqërisë. Eshtë koha e një debati të madh kombëtar dhe e një pakti historik shoqëror, që do të na çonte drejt shkuljes së të keqes, nga rrënjët. Për ti dhënë fund të gjithë sëbashku pas kësaj, luftës së kulturave, qytetërimeve dhe civilizimeve mes dy pjesëve të një shoqërie që me shumë mund e sakrifica, po mundohet ti iki mallkimit të vjetër nëpër histori, drejt një të ardhmeje të re.

4 komente në “Për nënën e të gjitha llojeve të dhunës”

  1. Alpet.al says:

    Injoranca medias sone, e shoqeruar me poza e pordhe te medha, gjen nje ilustrim tek ky shkrim i Alfred Pezes.
    Duke marre pozat e rradhes, Alfred Peza, pretendon se kronika e krimit ndaj grave ne Shqiperi na qenkesh lufte ndermjet civilizimeve dhe, per te mos dyshuar per injorancen e tij, na e sakteson se na qenkesh lufta ndermjet civilizimit neo-otoman(?) dhe civilizimit perendimor.

    Me pak kerkim ne inernet, ne Wikipedia dhe ne website te tjera, ky pordhaci pseudo perendimor Alfred Peza, do te kishte konstatuar se krimi i pasionit ne pergjithesi dhe, me ngushte, krimi ndaj gruas dhe adulterise ne nje veshtrim me ngushte, nuk ka te beje fare me neo-otomanet dhe madje as edhe vetem me kulturat lindore, por eshte i shtrire ne kohe e ne hapsire, ne te gjithe boten, pergjate gjithe historise se saj dhe ne te gjitha shoqerite dhe civilizimet, qe nga inket, acteket, perandorite e verdha dhe te nenkontinentin indian dhe deri tek civilizimet e mepasme te grekerve dhe romakeve si dhe ato te vonat, perfshire ato te vonat fare, te Evropes Perendimore, te USA, Kanadase dhe Australise, te Afrikes dhe Amerikes Latine.
    Me pak fjale, kurdo dhe kurdo.

    Keto krime pasioni, kunder grave dhe adulterive, kane egzistuar si shoqeruese te natyres dhe perthyerjes njerezore, si cfaqje qe perplaseshin me normat, rregullat dhe LIGJET, morale dhe juridike, qe nga koha kur u shperbene shoqerite poligamike, qe kur patriarkati u be sistemi sundues dhe lindja e prones private dhe e te drejtes se trashegimise kerkoi qe me ligj dhe me dhune, te sigurohej se femijet qe bente gruaja ishin te bashkshortit dhe trashegimija do te shkonte tek femijet e burrit dhe jo te dashnorit/partnerit jashte martese.
    Deri vone-vone, deri ne vite 1960-1970, edhe ne shoqerite/civilizimet moderne perendimore, legjislacioni qe ndeshkonte krimet e pasionit per shkak te adulterive dhe te te ngjashmeve me te, perfshshire vrasjet per adulteri, ishte krej minimal, denime qe nuk shkonin me shume se 5-7 vjet burg.

    Dhe kjo tolerance jo vetem e shoqerise-grupit-fisit, por edhe e ligjit, per vrasjet per shkak te nderit, ishte dhe eshte nje reminishence e kohes, kulturave dhe civilizimeve, nga lindja deri ne perendim, kur adulterite denoheshin me vdekje, me vrasje me gure, me varje, me torture, me fshikullime deri ne gjakosje dhe vdekje.
    Pra nuk ishin vetem histori shqiptare, apo neo-otomane.

    Por, le ta leme menjane historine dhe legjislacionet e lashta dhe moderne te krimeve te pasionit, te kryera ndaj grave nga partneret/ish partneret e tyre si edhe te ndeshkimit te ketyre krimeve.

    Le te shohim statistikat globale te krimit te pasionit, ne kuptimin qe i jep media shqiptare vrasjeve te grave nga partneret e tyre intime (Burri-ish burri; i fejuari/ i dashuri-ish i fejuari/ i dashuri; perfshire ndjekesit-stalkers-it e nje femre, nga ata qe e konsiderojne ate femer te tyren, meqe po e ndjekin de, nje si bicim toke e zanun).

    Keto statistika njihen ne studimet e kryera si “intimate partner female homicide”
    Te dhenat i kam marre nga nje permbledhje e nje studimi skrupuloz te botuar ne revisten prestigjoze, “The Lancet”, ne 2013-en, Volumet 381/382, Qershor-Nentor 2013 , per 66 vende te botes, te plotsuara me statsitika plotsuese nga 169 vende per tregues te caktuar.
    Ky studim ka shfrytezuar te dhenat ne nje kerkim sistematik te 5 Database Search: Medline, Global Health, Embase dhe Social Policy, me nje total 2167 permbledhje(summary), 118 artikuj te plote(full-text articles) dhe 1122 vleresime(estimates) nga 66 vendet e marra ne studim.
    Pra, behet fjale per nje studim serioz, me metodologji dhe skrupulozitet shkencor, te botuar ne nje nga revistat me prestigjoze te botes, sic eshte “The Lancet”.
    Grupi i autoreve sugjeron se perqindjet e prezantuara te vrasjeve te grave nga partneret/ish partneret intime do te ishin edhe me te larta nese do te ishin marre ne konsiderate edhe rreth 20% me shume vrasje, vrasje per te cilat nuk dihen (are unknown), raportet (relationships) i viktimes me agresorin.
    Fare shkurt/permbledhtazi ja edhe konkluzionet e studimit:
    – Ne bote, 13. 5% e vrasjeve ne total, kryhen nga partneri intim (Intim Partner). Ne vendet e pasura High
    Income), perqindja rritet deri ne 14.92%.
    – Nderkaq, 38.55% e totalit te vrasjeve te grave, jane kryer nga partneri intim- Intimate Partner. Ndersa vetem
    6.3% e burrave te vrare jane viktime e partnereve te tyre intime . Edhe ne kete ze, ne vendet e pasura(high
    income), perqindja e grave te vrara nga partneri intim, eshte me e larte, 41.19% se sa ajo e vendeve te tjera.
    – Me tej, nese ne bote 1 ne 7 njerez vriten nga partneri ose ish partneri intim, per grate kjo shkon: 1 ne 3 gra te
    vrara jane viktime e partnerit intim ose ish partnerit intim.
    – Me tej, ne USA ne vitin 2008, 45% e vrasjeve te grave, jane kryer nga partneret ose ishet e tyre. (Vetem 5% per
    burrat).
    [Sipas nje raporti te CDC qe analizonte vrasjet e grave ne 18 shtete te USA ne periudhen 2003-2014, nga totali
    10,018 viktima grash te vrara, 55% dmth 5510 prej tyre, ishin kryer nga partneret e tyre intime.]
    Ne UK-Angli keto shifra jane 54% per grate dhe 5%per burrat, Ne Afriken e Jugut, gjithashtu 50% per grate.
    – Ne japoni dhe ne Korene e Jugut, 1 ne 3 gra, pesojne dhune te rende nga partneret/ish partneret dhe 1 ne 20
    shkojne afer vdekjes nga kjo dhune.
    U perpoqa te nxirrja me shume te dhena nga 10 vende europiane per statistikat e viktimave gra nga partneret apo ish partneret e tyre intime, por downloading ishte me pagese, dhe e lashe ate pune.
    Pra. mund te themi se Alfred Peza & CO ne mediat tona,nuk duhet te marrin poza moderne dhe te na tjerrin teorite e neo-otomaneve per dhunen dhe vrasjet e grave nga partneret/ ish partneret e tyre intime, sepse ky eshte nje fenomen global dhe Shqiperia nuk eshte as ne krye dhe as ne fund te listes.
    Shtypi yne dhe, sidomos akademiket, sociologet dhe psikologet tane, duhet ti ofrojne shoqerise rruget dhe mjetet se si te trajtohet dhe te parandalohet/zbutet ky problem, nepermjet edukimit, kontrollit te armeve, hapjes se cifteve/grave ndaj konsultave te mjekut, psikiatrit e psikologut, mosnenvleftesimit te cdo shenje apo kercenimi qe u behet grave nga partneri/ish partneri i tyre, edukiomi i grave/vajzave per te mos krijuar lidhje kuturu dhe me rrisqe per shendetin e tyre fizik, mendor dhe psikologjik dhe t’i largohen qe ne fillim personave me prirje dhe simptoma te dhuneshme.
    Dhe shteti duhet t’i degjoje me vemendje ata, te marre shenim dhe te ofroje mjete e fonde per te zbatuar rekomandimet e tyre.
    Ata qe bertasin me shume per perplasjet e kulturave/civilizimeve dhe per rreziqet otomane ne nje shoqeri me popullsi qe jeton e punon ne masen mbi 40% ne vendet perendimore dhe ne te cilen afro 60%-70% e saj ka dale dhe del jashte vendit kryesisht ne vendet perendimore per pune, per biznes a per pushime, nje shoqeri ne ekranet e tv-ve te se ciles dhe ne mediat on-line te se ciles gufon dhe lulezon kultura perendimore, deri me ekstreme, me dhe pa porno, me dhe pa breke, me mardhenje te reja sociale, martesore dhe miqesore, pra ata qe bertasin me shume per perplasjen e civilizimeve, duhet te na spjegojne edhe cudine se si mundet qe te na dominoje kultura neo-otomane dhe si mundet qe perplasja e civilizimeve te na shkaktoje viktimat e grave nga partneret po ish partneret kur ne nate e dite marrim kultura dhe menyra jetese perendimore.
    Mbaj mend, mos qofsha i gabuar, se edhe ne rastin e nje vrasjeje tjeter, me duket te asaj gjyqtares nga ish i shoqi, Alfred Peza botoi nje shkrim mbi perplasjen e civilizimeve si shkaktarin e asaj vrasjeje dhe ky shkrimi i tanishem, ne permbajtjen dhe formen e tij, eshte nje copypaste i atij te meparshem.
    E nxori masken e modernit, perfaqsuesit te civilizimit perendimor, e vuri ne fytyren e vet publike dhe filloi te shetiste ne bulevardin e mediave, duke leshuar nga pas brezin e gjate te sherrit me neo-otomanet e Shqiperise.

  2. Alpet.al says:

    Moderator, ku eshte replika ime per kete shkrim te Pezes.

  3. Ana says:

    Shkrim i mrekullueshem dhe tmerrsisht i vertete nga Zoti Alfred Peza.

    1. Alpet.al says:

      Pershendetje Ana,
      Uroj te mos jesh nga ato te sojit te Ana Karenines, nga ato gra qe veteflijohen kur nuk i perballin dot adulterite ku i degdis pasioni i forte.
      Gjithsesi, te kerkoj leje te marr dhe te perdor ne kuturisjet e mija letrare shprehjen “tmerresisht i/e vertete” qe e ke shtene ne komentin tend lakonik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje