"Rrofshin faqezinjtë që na zbardhin faqen!"

9 Qershor 2018, 13:00Blog TEMA

Nga Pëllumb Kulla

Qëkurse erdhi dita dhe u bë e mundur që nëpër kutitë e votimit të shfaqje vullnetin tënd e të bëje zgjedhje të lirë, në këtë vend nuk janë bërë asnjëherë zgjedhje.

Po i lemë, të mëparshmet, por le të themi që pas gremisjes së komunizmit, tek ne nuk ka patur votime.

Në Shqipëri që prej një çerek shekulli bëhen vetëm kundërvotime. Vota nuk është hedhur kurrë në kuti për të zgjedhur, por për të ndëshkuar. Nuk është dhënë për të sjellë ca njerëz në pushtet, por për të larguar ca të tjerë nga pushteti.

Dhe kjo përbën dhe çelësin e zbërthimit të jetës politike në vendin tonë. Grupimet politike nuk kërkojnë timonin e vendit nëpërmjet shpërfaqjes së vlerave të reja, nëpërmjet projekteve konkretë, planifikimeve realiste, dëshmisë së njohjes me rrënjë të problemeve të vendit.

Ata nuk i hyjnë kësaj pune, këtij studimi dhe hartimi të lodhshëm – edhe kur duket sikur e bëjnë këtë, gënjejnë, mashtrojnë, shijojnë efektin e bukur të premtimeve që e dijnë që nuk do t’i mbajnë dhe shpresojnë që me mosmbajtjen të i mos sjellin vetes ndonjë dëm kushediçfarë.

Por ndihen komodë në ujërat e tyre. Dhe shpresat më të shumta ata i mbështetin tek nxirrosja, tek demonizimi i kundërshtarëve. Kjo është më e lehtë, më konkrete dhe më pasionante.

Është si të thuash bazuar mbi platformën e njohur “mos kërkoni të gjeni sa të mirë jemi ne, por vëreni sa të këqinj janë ata!”

Kundërshtarët e larguar nga pushteti i lumturon çdo dështim i qeverisë, çdo rritje e varfërisë, çdo përbuzje ndërkombëtare, kurse partinë në pushtet e gëzojnë zbulimet sabotative, skandalet e të gjitha llojeve dhe brohoret çdo histori të vjetër korruptive.

Kështu një popull nuk ka përse të presë bashkëpunimin mes tyre, festa të përbashkëta lumturimin në hapjen për të gjithë, të mirët dhe të këqinjtë shqiptarë, të dyerve në botën e qytetëruar.

Dhe vetevetiu urra-të dhe fishekzjarret e votimeve nuk flakërojnë ngaqë po na vjen Berisha dhe Meksi, që askush nuk i di se sa të zotët janë, por le të këndojmë në kupë të qiellit se hoqëm nga sytë komunistët e Ramiz Alisë.

E pastaj, në ‘97 lumturia u sigurua ngaqë u sikteris Berisha me firmat e tij piramidale, dhe se më vonë theu qafën Nanoja me zinxhirin e tij të korrupsionit, dhe se më së fundi, pas Nanos, perëndoi edhe ylli i mashtruesit më të madh të të gjitha kohëve, spekullantit, demagogut që erdh e na u shfaq në horizont tamam kur menduam se po fillonin edhe për ne ditë me djellë.

Pra, është e qartë dhe duhet ta themi se ne festojmë ikjet, nuk na lumturojnë ardhjet. Prandaj është bërë e zakonshme që batakcinjtë e politikës shqiptare të brohorasin:
Rrofshin faqezinjtë që zbardhin faqen tonë!

5 komente në ““Rrofshin faqezinjtë që na zbardhin faqen!””

  1. Gri says:

    Flm z.Kulla per analizen e mprehte dhe koncize!
    Shih se c’bene mashtruesi i …. Fatja e mehdinjeve ka dje gjithe diten qe bene zhurme qe gjoja qeveria do krijoj qender per ISIS.
    Mendone pak, ka 27 vjet qe merr super rroge, i fut nje te mashtruar ish pronareve para zgjedhjeve, shkon me vrap te Pd, i zhantazhon dhe mashtron dhe zgjidhet deputet, minister, dashnoret i fut ne pune pa pa paraqitje nje dite dhe u paguan rrogen me vite, pergjegjes dhe fajtor ne syte e popullit per gerdecin, etj,etj . Ta merre mendja se e zgjedh populli nje pleher te tille deputet? Po jo ai na e punon gjithmon! Madhtron ish pronaret (brezat pasardhes te tyre po e lene Shqiperine!) dhe shkon e futet tek sqetulla e vicidols karaxhixhit, ne listat e tij dhe del deputet!
    Z.Kulla ti ke te drejte! Por ne populli ketu i vuajme dhe mbajme mbi shpine fatmiret, kurvat dhe hipokrizite e tyre! E pervec edhe denigrimin e balten e ndyre te ketyre maskarenjeve!
    E tte mendosh qe vetem zbulimet arkeologjike dhe pohimet shkencore per iliret, gjuhen shqipe, i nxjerrin shqiptaret palce europe!

  2. @autori says:

    Shume e sakte, gjithshka qe ke shkruar, por me nje shtese te vogel:
    Faqezijte qe largohen dhe batakcijte qe vijne nuk jane te ndare sikurse duan te duken,
    por te bashkuar dhe ortake ne ndarjen e plackes se vjedhur qe ne 91-shin.
    “Lufta” qe ata bejne me njeri tjetrin, perfshire sharjet apo kercenimet jane pjese e lojes,
    sepse ata e kane kuptuar mire mentalitetin tone si popull, qe ne nuk dijme te votojme..

  3. Doraci I art says:

    Ha
    E bukur ajo parrulla e faqezbardhjes me qymyr.
    Shqiptart
    Si gjithnji mrapsht.
    Debila kozmike
    Rrotkara Darwinian
    Shkerdhatqire me pull t kuqe
    Bythqir me bole t mdhoja
    Karthyres hakatar

  4. Akil says:

    Bravo pellumb ,me shume ske cfare thua ne kete vend nga 1945 deri tani 2018 pushtetin e kane komunistet edhe tani kelyshet e tyre veshtire se do ikin kjo eshte fare e keqe qe e ka infektuar keq kete popull nud e di sa kohe do vazhdoj akoma se un e shoh sh te veshtire vec po nderhyne vertet shba edhe eu nuk e di sa interes do ken te shohim se per ato njerez aty haroje jane te lodhur te fala nga gjermania 1989

  5. ky vend qysh kur erdhi Sali Tropoja, ka ikur per lesh.
    nje turp madh te bjere vendi per afro 18 vjet ne doren e tropojaneve qe e masakruan vendin, e prishen nga themelet Tiranen, Durresin dhe gjithe zonat bregdetare. RAMA ka qwene dhe mbetet njeriu qe po ndryshon dhe do te ndryshoje vendin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje